Si mund t’u bësh omazh e t’i kujtosh autorët ose edhe personazhet e tu të preferuar? Duke ndjekur gjurmët e tyre, sigurisht! Ja dhjetë turet që do ti kujtosh për shumë gjatë , si të ishin faqet e një vepre të madhe letrare.
Stokolm, Suedi
Nordikëve, sukesesin e librave të verdhë ia ka dhënë libri i Stieg Larsson “Burra që urrejnë gratë”. Turi mijëvjecar është një shëtitje mes rrugëve të qytetit që do të të bëjë të rijetosh ekzaktëisisht atmosferën e romanit. Itenerari eksploron lagjjen e modës të Södermalm, ku jetojnë gazetari Mikael Blomkvist dhe e vetmuara Lisbeth Salander, gjeni e informatikës. Pastaj mudn të vizitohen vende të ndryshme të përshkruara në triologjinë Millennium, mes tyre shtëpia e Blomkvist, kafeja e lagjjes, salloni i preferuar i tatuazheve të Lisbeth, sinagoga e inspektorit Bublanski, zyrat e revistës Millennium dhe apartamenti luksoz i Lisbeth. Bëhet fjalë për një tur sugjestiv që i jep një penelatë me ngjyra atmosferës së errët skandinave.
Dublin, Irlandë
Një tur në Irlandë do të të pasurojë me kulturën e vendit që bashkon letërsinë dhe performance live. Do të kesh mundësi të vizitosh pube që i kanë frekuentuar dikur shkrimtarët e e mëdhenj mes të cilëve James Joyce, Samuel Beckett e Yeats dhe do të shijosh lexime e muzikë. Turi përfshin edhe Trinity College, ku ka studiuar Oscar Ëilde, por kujdes është përqëndruar gjithcka nëpër pube të cilët ishin dëshmitarë të aq shumë gjenialiteti dhe krijimtarie: si ata që janë përshkruar në Uliksin e Joyce në pubin e vjetër të lagjjes Behan. Gjatë udhëtimit, të ngrini një dolli në kujtim të këtyre artistëve të mëdhenj, do t’ju vijë natyrshëm.
Boston, SH.B.A
Në shekullin e XIX Boston ishte shtylla kurrzore e letërsisë amerikane. Këtu zhvilloheshin lëvizje me influencë si romanticizmi, realizmi dhe trashendentalizmi. Pikërisht në këtë qytet kishin shumë sukses vargjet e “poetëve të oxhakut”, mes tyre Henry Eadsworth Longfellow, e ku kanë jetuar shkrimtarë mes të cilëve Ralph Waldo Emerson, Henry James e Nathaniel Hawthorne. Ky tur zbulon vendet e takimeve, mes të cilëve i famshmi Saturday club.
Londra, Mbretëri e Bashkuar
Abbaye de westminster Big Ben London
“I nervozuar, jo i trazuar”. Krijuesi i James Bond, Ian Fleming, lindi këtë frazë, që u kthye në klasike, ndërsa pinte ngadalë një cocktail në barin e tij të preferuar në lgjjen ekskluzive londineze të Mayfair. Këto e prapaskena të tjera zbulohen gjatë turit me guidë Simon Rodway, e cila ka drejtuar kërkimet për jetën e Fleming dhe lidhjet me personazhin e tij. Turi përvijon nga vendi i lindjes së Fleming në St James për në Berkeley Square. Itenerari prek shumë vende të lidhura me 007, mes tyre një klub detar ecokon eksperiencën e autorit në shërbimet militare sekrete gjatë luftës. Në fund të turit mund të porositësh cocktailin e krijuar ngaBond,Vesperin.
Neë York City, SHBA
Të mëdhenjtë e letërsisë amerikane kanë kaluar nga ky qytet, s’ka asnjë dyshim për këtë. Por Fshati Greenwich me kohën është kthyer në një magnet për artistët nga e gjithë bota. Guidat tregojnë historinë e lokaleve dhe personazheve krijuesqë i frekuentonin, duke u bërë omazh personazheve të njohur lokalë mes të cilëve Thomas Paine (autor i Kuptimit të ngjashëm), Edith Wharton (Mosha e pafajësisë) por edhe autorëve më pak të njohur si Dawn Powell e Djuna Barnes.
Paris, Francë
Në fillim të 1900-ës kryeqyteti francez ishte një vend shumë tërheqës për shkrimtarët, sic ilustron edhe në këtë seri iteneraresh që bëhen më këmbë shkrimtari amerikan resident në Paris David Burke. Propozimet kryesore janë katër,mes të cilave “Një bandë të huajsh”, e përqëndruar në lagjjen Latine dhe marifetet e James Joyce, Ernest Hemingëay, e George Orëell, përpos shkrimtarëve të njohur francezë mes të cilëve Honoré de Balzac e Victor Hugo. Itenerare të tjera i janë dedikuar “Gjeneratës së humbur” të Montparnasse, kafeve letrare të Saint-Germain-des- Prés dhe varreve të shkrimtarëve të mëdhenj si Molière, Proust, Wilde e Père Lachaise.
Shanghai, Kina
Shanghaiarriti kulmin letrar në shëkujt XIX e XX, periudhë në të cilën tregtarët kolonialë socializoheshin me popullsinë vendase. Ky tur nis në një shtëpi caji, ku guida profesionale prezantojnë temën, dhe vazhdon nga Hongkou, një vend në very të qytetit e lidhur me shkrimtarë të mëdhenj të vendit, mes tyre Lu Xun, babai i letërsisë kineze moderne. Itenerari përfshin edhe lagjjen në të cilën jetonte poeti romantik Xu Xhimo dhe që mirëpriti Rabindranath Tagore e George Bernard Shaë.
Bath, Mbretëri e Bashkuar
Është dicka e ditur dhe universalisht e njohur që një fan i Jane Austen në Angli duhet të jetë në kërkim të një turi të mirë. Mirë, ja, dhe për më tepër në një qytet të mrekullueshëm. Bath, i njohur për arkitekturën elegante, është qyteti në të cilin jetonte shkrimtarja e njohur e në të cilin janë zhvilluar romanet e saj “Manastiri i Northanger” e “Bindja”. Cdo fundjavë Qendra Jane Austen organizon këtë itenerar të karakterit letrar më këmbë.
Melbourne, Australi
Melbourne ëshët zemra e skenës letrare australiane, duke qenë se është nominuar si qyteti i Letërsisë nga Unesco në 2008. Ky tur i propozuar nga Melbourne Ëalks ilustron traditën e shkrimtarëve, shitësve dhe editorëve lokalë duke nisur nga epoka koloniale, duke eksploruar vendet me interes letrar të qendrës. Shkohet nga e kaluara në të tashmen, për shembull nga Nicholas Building, qendër e shkrimtarëvei, librari e shtëpi botuese, në Cole’s Book Arcade, library e famshme e epokës viktoriane që në atë kohë duke zënë një bllok të tërë.
Rumania
Pas rënies së murit të Berlinit nël 1989, shkrimtari anglez William Blacker bëri një udhëtim në Europën lindore dhe përfundoi duke jetuar për 8 vjetë në fshtrat e Rumanisë. Libri i lindur nga kjo eksperiencë, “Gjatë rrugës së mahnitshme” përshkruan fshatrat që nuk janë prekur nga moderniteti, ku jeta e përditshme ruan ende ritmet që kishte në Mesjetë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours