Mëngjes / Darkë – 6900 Lek
Mëngjes / Drekë / Darkë – 7900 Lek
VIZITOJME: 1) Liqeni Vau Dejes & Liqeni i Komanit 2) Kanioni i Valbones 3) Liqeni Xhemes 4) Mulliri i vjeter i ujit 5) Lugina e Valbones 6) Ujevara e Valboes 7) Prizren
Nisje 15 GUSHT Nisje 22 GUSHT Nisje 29 GUSHT
Nisja do të bëhet në orën 4:10 të mengjesit nga Durresi (stacioni Trenit) Nisja do të bëhet në orën 5:00 të mengjesit nga Tirana (Prane stadiumit Dinamo
►PROGRAMI: 👇 Dita e pare **Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise. *Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi pasagjer te tragetit te Komanit. *Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones. *Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”. *Akomodimi ne Valbone . Me te mberritur do te behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju. Dreka do te shijohet ne restorantin e hotelit me produkte fshati dhe mish qingji. *Pas drekes kohe e lire per te pushuar. *Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones. *Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk trofte ose mish qingji, fli, etj !
Dita e dyte *Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë liqenin e Xhemës dhe Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones, dhe kanionin e shoshanit me ujin e tij ngjyre blu. Kthimi do te realizohet nga Kosova, ku vazhdimi i udhetimit do jete per ne qytetin e Prizrenit, ne qytetin “muze” te Kosoves. *Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj. Kohe e lire per kafe dhe shopping ne Prizren Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren ku edhe sugjerimet e guides nuk do te mungojne. *Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.
——————————————————– —––Ne cmim përfshihen: 1. Transporti: Tirane – Valbone – Prizren – Tirane 2. Bileta e tragetit Koman – Fierze 3. Akomodimi 1 nate ne hotel 4. Dreka me gatime tradicionale e dites se pare 5. Darka e dites se pare 6. Mengjes fshati diten e dyte 7. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit
——————————————————– Paisje dhe veshje për një guidë sa më komode: – Pashaporta ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer – Atlete të përshtatshme për ecje na mal – Triko me menge te gjata për në mbrëmje – Çantë shpine – Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program – Rroba Sportive – Syze dhe krem dielli – Kapele ❎-Ne cmim nuk perfshihen: 1) Dreka e dites se dyte ne Prizren 2) Pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me dy ose tre te rritur ➤Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne 4900 lek ►►► Njoftim : Ne baze te kritereve te vendosura deri tani per mbrojtjen ndaj virusit Covid19 dhe parandalimin e tij klienti duhet : – Te kete maska mbrojtese per fytyren . – Doreza mbrojtese per duart . – Duhet te dezinfektoje duart ne cdo hyrje dhe dalje nga autobusi. – Duhet te mase temperaturen cdo fillim udhetimit para se te hyje ne automjet. – Te ruaj distancen 1.5 m ndaj stafit apo klienteve te tjere gjate hipjes apo zbritjes ne autobus . – Sugjerohet qe ulja ne sedilje te behet afer e afer vetem ne rast kur personat jane nga nje familje . – Te njoftoje ne kohe reale stafin e kompanise ne momentin qe do te ndieje simptomat si , lodhje fizike , temperature , kolle e thate , veshtiresi ne frymemarrje , dhimbje ne kraharor , dhimbje trupi , rrufë , fyt i thate , diarre , konfuzion . ( Per cdo informacion te ri ne vazhdim qe organet qeveritare do te vendosin per masat mbrojtese nga covid19 klienti do te njoftohet ne kohe .)
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours