Udhëtim 3 ditor në Ulqin Budva Kotor Perast
Hotel Llolla 3 ose Scandinavia 3 vetëm 79€
Datat e udhëtimit:
Vizitohet: Budva, Shën Stefan, Ulqin, Tivat, Perast, Kotor, Ada Bojana
Dita e parë: Tiranë – Budva – Perast – Ulqin Nisja nga Tirana në orën 07:00. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Nisemi drejt ishullit të njohur Shën Stefan. nisemi drejt qytetit të Tivatit. Qyteti i Tivatit cilësohet si më moderni në Malin e Zi. Aty ndodhet porti me luksoz i Jahteve në Ballkan, Porto Montenegro. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës ku do të vizitojmë Kërcimtaren e Budvës, Qytetin e Vjetër, Citadelen, Portin e Jahteve. Pas vizitave në Budva nisemi në Ulqin. Akomodimi në Hotel në Ulqin ku është dhe darka e përfshirë.
Dita e dytë: Tivat –Kotor– Ulqin Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Perastit, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe dy ishujt San George dhe Lady of Rock. Nisemi drejt qytetit te Kotorit, shetitje me anije në Gjirin e Kotorit. Do të vizitojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit, ku do të akomodimi ne hotel. Darka në hotel.
Dita e tretë: Ulqin–Ada Bojana-Tiranë Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në plazh të vogël. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund të konsumoni drekën me produkte të freskëta peshku. Pas dreke nisemi drejt Tiranës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:00.
Në çmim përfshihet: – Guidat sipas programit – Transporti me autobus komod – Akomodimi ne Hotel me 3* – Mëngjesi dhe darka në hotel.
Në çmim nuk përfshihet: – Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. – Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Citadela Budva 2.5 Euro, Shëtitjet me anije në Kotor 5 Euro) – Siguracioni jetës në udhëtim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours