Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll ne oren 15:15. Mbërritja në Aeroport ne ora 17.25. Transferta nga aeroporti në hotel Halifaks 4 yje dhe sistemimi dhe darka në hotel. Opsionale, me pagesë 15 euro shtesë, mbrëmje ne Harem me një pije te perfshirë.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Sarajet e Topkapise (hyrja opsionale me pagese ekstra 12 Euro), Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Vizitë në Taksim dhe në Galeri. Vizite te Kodra e te Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Darka ne Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizite tek Xhamia Blu, Bazilika e famshme Shën Sofias(hyrja 12 euro), ne Aquariumin e Stambollit(hyrja 15 euro), tek Kulla Leander që nga periudha mesjetare bizantine, shtrirë në një ishull të vogël të vendosur në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit 200 m nga bregu. Vizite tek Kulla e Vashes (5 euro)Ne fund kohe e lire per shopping ne Kapali Carsi (Grand bazaar). Darka ne hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta me autobus për në Aeroport. Kthimi eshte ne ora 09:45. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours