► 6-8 Mars
►Dita e pare:
-Nisja nga Tirana në orën 04:00. -Nisja nga Durrësi në orën 03:15. ( Kosto extra 500 Lek/personi) -Nisja nga Elbasani në orën 03:15. ( Kosto extra 500 Lek /personi)
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi dhe Elbasani duhen minimalisht 9 persona pjesemarres nga total autobusi)
Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Kosoves dhe Shkupit. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Beograd pasdite vone. Akomodimi ne hotel. Shetitje e lire per vizite sipas sugjerimit te guides.
►Dita e dyte: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pionierëve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, Ura Branko edhe Ura e re e qytetit Ada, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim do të shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për të konsumuar drekën tek restorantet që gjenden aty. Pas përfundimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë për shopping për rreth 2 orë.
**OPSIONALE- Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 2 orë në lumin Danub, ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë natës.
►Dita e trete: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë . Pas vizitës në Prishtinë, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.
Informacione të rëndësishme:
Duhet te mbani maska pergjate udhetimit,
Per te udhetuar drejt Beogradit cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit. 2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit. 3-Dokumentin qe keni kaluar Covid. 4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.
Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht : 1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit. 2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit. 3-Dokumentin qe keni kaluar Covid. 4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.
Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.
Pic by onlycroatia
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours