Detajet rreth programit:
15/07/2016 Nisja per ne Durres per te marre tragetin per ne Bari
16/07/2016 Nisja me autobus per ne qytetin e Sorrentos, ne gjirin e Napolit. Vizite e Pompei. (Hyrja ne parkun arkeologjik, pagese ekstra). Me pas do te vizitojme ne mbremje qendren e qytetit te Sorrentos Akomodimi ne Sorrento.
17/07/2016 Vizite e Caprit (pagese ekstra per tragetin Sorrento-Capri, si dhe per nje shetitje me anije rretheqark ishullit ku do te keni mundesi te shikoni nga afer Faraglionet si dhe shume nga vilat e ketij ishulli). Kohe e lire per plazh ne Capri. Vazhdim i vizitave ne qytetin e Sorrentos . Akomodimi ne Sorrento.
18/07/2016 Plazh dhe vizita ne Costa amalfitana: Salerno, Amalfi, Maiori dhe Minori. Akomodimi ne Sorrento.
19/07/2016 Nisja per ne Napoli. Paradite plazh. Pasdite vizite e qendres historike: Piazza del Plebiscito, pallati mbreteror, Castel dell Ovo, Castel Nuovo, Galeria e Umbertos I, etj. Shopping. Akomodimi ne Napoli.
20/07/2016 Paradite plazh. Pasdite vizite e “Reggia Caserta”, pallati mbreteror i Caserta-s. Pas vizites, shopping ne outlet gjate periudhes se uljeve te veres. Akomodimi ne Napoli.
21/07/2016 Para dite plazh ne gjirin e Napolit. Pas dite, shopping ne outlet gjate periudhes se uljeve te veres. Akomodimi ne Napoli.
22/07/2016 Nisja per ne Bari. Gjate rruges do te vizitohet qyteti i Materas: qendra historike, katedralja, keshtjella Tramontano etj. Mbas dite Shopping dhe vizite e Barit te vjeter: kisha e Shen Nikolles dhe shetitorja buze detit. Marrja e tragetit ne oren 23:00 per ne Durres. Mberritja ne Tirane ne oren 09:00.
Cmimi: 699 Euro per person
Ne cmim perfshihen:
Udhetimi me traget dhe autobus komod, shetitjet ne te gjitha qytetet,
Fjetja dhe mengjesi ne hotel. Guida ne shqip gjate te gjithe udhetimit.
Siguracioni shendetesor dhe asistenca gjate te gjithe udhetimit.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours