Dita 1: Nisja në orën 06:00 me autobus, pranë “Korpusit”, sheshi “Nënë Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi. Vizitë e ishullit të famshem të Shën Stefanit dhe plazhit të mbretereshës.
Mbërritja në Budva, ku do vizitohet qyteti i vjetër, porti i jahteve, rrugët e ngushta të qytetit mesjetar të vjetër (Stari Grad) dhe atraksione te tjera.
Akomodimi dhe darka në hotel.
Dita 2: Mëngjesi në Hotel.
Kush ka deshire mund te kaloje diten per plazh ne Budva ose te vazhdoje udhëtimin për në Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar do të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si:
Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pas vizitës , kthimi në hotel në Budva.
Darka në hotel. Mbrëmje e lirë.
Dita 3: Mëngjesi në Hotel. Vazhdimi i udhëtimit për në Kotorr dhe vizitë e shkurtër e qytetit të Kotorrit. Kjo perlë e Adriatikut, rrethuar nga fortifikime të ndërtuara gjatë periudhës veneciane, ka një histori të pasur ndër shekuj.
Nisja për në Tiranë. Gjate rrugës pushime të shkurtra.
Mbërritja në Tiranë në darkë dhe fundi i shërbimeve tona.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours