S’keni qenë ndonjëherë në Spanjë? Ndoshta ka ardhur momenti i duhur. Festat e fundivitit. Disa ditë të mira në vigjilje të krishtlindjeve deri në natën e ndërrimit të viteve.
Ne po ju japim disa këshilla praktike për udhëtimin dhe vendet që mund të vizitoni.
Zakonisht bën ftohtë, por jo shumë. Megjithatë duhet të armatoseni me veshje dimërore: xhup të trashë, shall dhe kapuç; por ndodh që dorashkat mund të mos të të hynë në punë. Minimumi nuk zbret poshtë gradë. Por këshilla jonë është që të informoheni mirë për motin përpara se të niseni për në Barcelonë me qëllim që të mbushni valixhen me gjërat e duhura.
ORARET, MUSETË DHE MJETET E TRANSPORTIT
Ja çafrë ndryshon në orarin e objekteve që janë atraksion turistik gjatë festave të fundvitit në Barcelonë.
ZYRA E TURIZMIT
Zyra e turizmit mbyllet në 25 dhjetor dhe 1 janar. Në këtë mënyrë nuk mund të merrni “Barcelona Card” tuajën ose “HolaBcn” kur këto zyra janë të mbyllura.
MJETET E TRANSPORTIT PUBLIK
24 dhjetor shërbimi metro përfundon në orën 23:00, ndërsa 31 (festa e Vitit të Ri) metroja nuk ndalet, vazhdon gjithë natën. Ditët e tjera metroja funksionon normalisht. Autobusët publikë, të ditës dhe natës, nuk pësojnë ndryshime.
AUTOBUSËT TURISTIKË
Nuk funksionojnë në datën 25 dhjetor dhe 1 janar.
AEROBUS
Funksionon 365 ditë të vitit dhe orari nuk ndryshon.
Familja SAGRADA
Gjithçka funskionon si normalisht në datat 25 e 26 dhjetor e 1 dhe 6 janar, ku orari do të jetë 9:00 me 14:00.
PARKU GÜELL
Orari normal i çdo dite: nga 8:30 deri në 18:15 (hyrja e fundit në orën 17:30).
SHTËPIA BATLLÓ
Nuk ndryshon asgjë; e hapur çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00 (hyrja e fundit në orën 20).
PEDRERA
E gjeni të hapur çdo ditë, por të shtunën e të dielën dhe ditët e festive orari është 10 :00 me 14:00 dhe 18:00 me 22:00.
KAMP NOU
Mbyllet 25 dhjetor dhe 1 janar.
UJËVARA MAGJIKE
Në 25 dhjetor, 26 dhjetor dhe 1 janar spektakli do të zhvillohet me orarin normal nga 19:00 deri në 21:00. Si seksion shtesë për festat do të organizohet një spektakël edhe në 5 janar. Për datën 31 dhjetor nuk ka ende një konfirmim për zhvillimin e spektaklit, por vitin e kaluar është bërë.
POBLE ESPANYOL
Do të funskionojë me oraret normale.
BOQUERIA
Mbyllet të dielave dhe datat 25 e 26 dhjetor e 1 dhe 6 janar.
MUZEU DALÍ
Do at gjeni të mbyllur në datat 25 dhjetor dhe 1 janar.
ORARET E DYQANEVE
Mund të ketë përjashtime, por si rregull i përgjithshëm veln për të gjithë dyqanet e qendrës, orari çdo ditë do të jetë 9:30 me 21:30. Në datat 25, 26 e 27 dhjetor e 1 e 6 janar dyqanet do të jenë të mbyllur. 24 dhe 31 dhjetori do të mbyllë dyqanet në orën 20:00.
Data 6, 8, 13 e 20 dhjetor dhe 3 janar, dyqanet do të jenë të hapur edhe pse bëhët fjalë për ditët e festave.
E vetmja qendër tregtare që do ta gjeni përherë të hapur është MareMagnun, në fund të Rambla, pranë metrosë Drassanes (hapet sepse është konsideruar si zonë portuale).
KU MUND TË HASHË GJATË FESTAVE NË BARCELONË
Qytetarët e Barcelonës janë mikpritës. Lokalet që në këshillojmë janë lokalt e vegjël, tipikë që nuk kanë zakon të bëjnë zhurmë për festat e fundvitit. Madje nuk pranojnë as prenotime. Mund të hyni në çdo njërin prej tyre dhe do të ndjeni mikkpritjen çdo ditë sin ë ditë feste.
KRISHTLINDJET NË BARCELONË 2015
Krishtlindjet në Barcelonë festohen pak a shumë si kudo në Europë. Njerëzit stolisin pemën, përgatisin shtëpinë e Jezusit. Rrugët e shopping janë të ndriçuara dhe aty ka shuëm mundësi për të zgjedhur dhurata. Dhuratat më të rëndësishme në Barcelonë jepen në festën e Ujit të Bekuar që ëshët në datën 6 janar. Dhe përsa i përket dhuratave, një libër i bukur për t’u dhuruar është “Katedralja e Detit” e Ildefonso Falcones (bëhet fjalë për një roman ngjarjet e të cilit ndodhin në Barcelonën Mesjetare, vërtet shumë i bukur!!)
Tregjet
Ja një listë me tregjet kryesorë të Krishtlindjeve:
TREGU I SHËN LUÇISË
Është i vendosur përpara Katedrales së3 lagjjes Gotike (metro Jaume I, linja e verdhë L4) dhe është tregu i Krishtlindjve kryesor i qytetit (në aktivitet që prej 1786). Do të gjeni mbi të gjitha figura për shtëpinë e Jezusit, poemë Krishtlindjesh, objekte artizanale dhe ëmbëlsira. Tregun do ta gjeni të hapur nga 27 nëntori deri në 23 dhjetor. Oraret janë 10:30me 20:30 për ditët e javës. Ndërsa për ditët e festive do të qëndrojë i hapur deri në orën 21:30 në këto ditë: 8, 11, 13, 16 dhe 23 dhjetor.
TREGU I FAMILJES SAGRADA
Këtë treg do ta gjeni në Avenida Gaudí, dy hapa nga bazilika e famshme. Edhe këtu kryesojnë produktet tipike të festave.Tregu është hapur më 29 nëntor dhe do të qëndrojë i tillë deri në 23 dhjetor. Oraret janë nga 10:00 deri në 21:00 gjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë dhe ditët e festive mbahet hapur deri në orën 22:00.
TREGU I MBRETËRVE MAGJISTARË
Ky treg ndodhet në Gran Via, me saktësi mes carrer Muntaner dhe Calabria (stacionet e metrosë që mund t’ju ndihmojnë për atje: Universitat, Urgell e Rocafort). Këtu mund të blini dhurata nga më mbresëlënëset, sidomos lodra për fëmijët. E gjeni të hapur nga 18 dhjetori dderi në 6 janar me këto orare: nga 11:00 deri në 14:00 dhe nga 17:00 deri në 21:00.
CAGATIO E CAGANER
Sa për të qëndruar në temë, do t’ju themi dy fjalë për këto tradita. Mund t’ju duket e çuditshme, por në Catalunya Babagjyshi zëvendësohet me një fole druri me sy e gojë. Cagatio (imazhi i kopertinës së këtij shkrimi) shfaqet në datën 8 dhjetor, mbulohet me një copë të kuqe për të mos vuajtur nga të ftohtit dhe i jepet për të ngrënë çdo natë përpara gjumit. Ditën e Krishtlindjeve, fëmijët e rrahin me shkop Cagation deri kur thyhet e nxjerrë karamele dhe lodra!!
Ndërsa Caganeri është një personazh që bën kakën (figurativisht) dhe fshihet mes personazheve të ndryshme të shtëpisë së Jezusit..pseja nuk është zbuluar ende..
VITI I RI 2015
Nuk kanë darkë tradicionale si ne. Mund të porosissësh menu bashkëkohore të kuzhinave të ndryshme sipas restoranetreve. Darkat normale shkojnë deri tek 40 euro personi. Përsa i përket pijeve mund të përzgjidhni mes birrës, verës, sangria, cocktail, spumante.
EPIFANIA
Festa e Ujit të Bekuar në Spanjë është më e rëndësishme se Krishtlindjet. Mbretërit Magjistarë vijnë me anije në Portin Vell dhe nisin paradën në orën 18:00 të 5 janarit në rrugën e Marques d’Argentera, kalojnë nëpër Via Laietana deri tek plaça Urquinaona për të vazhduar në plaça Catalunya e më pas në carrer Sepulveda deri në plaça Espanya, saktësisht në Avenida de la Reina Maria Cristina. Është një manifestim i madh popullor, mbi të gjitha për fëmijët që marrin karamele dhe ëmbëlsira.
Aktivitete të tjera
Nga 27 dhjetori në 4 janar 2016 organizohet Festivali i fëmijërisë, më shumë inisiativa për të vegjëlit.Vendi është panairi i Montjuic, në plaça Espanya (metro Espanya, linja e kuqe L1 ose jeshile L3) me oraret nga 10:00 deri në 20:00. Hyrjet kushtojnë nga 9€ nga ora 16:00 ose 12€ për gjithë ditën.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours