Festoni Krishtlindjet ne Beograd
Dhjetor: 23 – 25 Dhjetor
Cmimi: 85 Euro/personi (mengjes)
Cmimi: 109 Euro/personi (mengjes + darke)
Dita 1: Ora 05:00, nisja nga Tirana me autobus drejt pikës kufitare të Hani i Hotit. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Podgorices e më pas të pikës kufitare Bjelopolje që lidh Malin e Zi me Serbine. Nen sugjerimin e guides dreken ne qytetin e Kolashines. Pas hyrjes në Serbi i drejtohemi nje prej pikave me atraktive te ballkanit Zllatibor ose “Qyteti i Artë” dhe vazhdojmë rrugën për në qendrën administrative të Serbise Beograd, mbasdite arrijmë në kryeqendrën Sllave, akomodohemi ne hotel. Darka ne hotel.
Dita 2: Pas mëngjesit fillojmë vizitat në Katadralen e madhe të Sv. Saves, vazhdojme viziten ne Shtepine e Luleve ish Resdenca qendrore e Marshall Titos aty ku ndodhet dhe Mazoleumi i tij. Pas kësaj do të drejtohemi: në Kalanë e madhe Kalemegdan; Beogradin e ri; Uren e re Ada mbi lumin Danub; Rrugen e Shkodraneve; Pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit si dhe ndertesa te tjera muzeale. Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB. Darka ne hotel. Ne mbremje vizite ne rrugen me te famshme te Beogradit “Skadarska” ku do te keni mundesi te shijoni muziken tradicionale te kultures sllave.
Dita 3: Mëngjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Prishtines. Ndalese e shkurter per te konsumuar dreken. Me pas nisemi drejt Tiranes.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus 2. Akomodim në hotel 3. Mëngjesi dhe darka për të gjitha ditët e udhëtimit. 4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3.Siguracioni jetes ne udhetim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours