Në Mesopotami, Në Egjiptin e lashtë, ashtu si në Romë Viti i Ri është një festë antike që sjellë me vete rite pagane dhe tradita shekulllore.
Atmosfera e pritjes magjike të Krishtlidnjes i lë vendin ditëve të fundit të një viti që përfundon. Mediat bëjnë përmbledhejn e ngjarjeve më të rëndësishme, njerëzit ripërshkojnë me mendje, momentet e gëzuara ose të trishtuara të një të kaluare të afërt dhe shohin të ardhmen me shpresë të re : thonjëza që mbyllen, të tjera që hapen, gati për të mirëpritur, në mes të dritave dhe fishekzjarreve, Vitin e Ri të pashmangshëm.
Histori dhe kuriozitet –Një festë që kremtohet mes riteve pagane të një kohe të shkuar si ato që festoheshin në mijëvjeçarin e II përpara Krishtit, në Mesopotami, për nder të Zotit të rendit, Marduk. Ai, pasi e lëshoi fuqinë, për 11 ditë, perëndeshës së Kaosit, Tiamas, ndaloi zhurmën dhe mungesën e përgjithshme të rregullit që, mes lejimit të alkhoolit dhe aferave dashurore, lejonte madje edhe skllevërit të fyenin padronët. Festohej me Hënën e Parë të re, pas ekuinoksit të pranverës, mblidheshin në akullin e dimrit dhe, me raste, praktokoheshin ritualet e fshehta me qëllim që të largoheshin shpirtrat e këqinj.
Në mënyrë analoge, egjiptianët bënin që Viti i Ri të koiçidonte, rreth 20 qershorit, me ardhjen, në Menfi, të Nilit, me humusin e tij të lindjes, siguronte ngjizje dhe jetë.
Në një ndjekje datash dhe simbolikash, Viti i Ri është festuar përherë kudo: nga Keltët, në natën mes tetorit dhe nëntorit (Halloween); më 1 shtator nga Bizantinët; 25 mars nga aglezët (deri në 1752); Dita e Krishtlindjeve, në Spanjën katolike (deri në 1600); në Francë, koiçidonte me të dielën e Pashkëve; në një epokë më të hershme, në atë fashiste, është tentuar të koiçidonte me 28 tetorin,ditën e marshimit në Romë, pa asnjë hezitim.
Por, i detyrohemi, në fakt Çezarit dhe kalendarit Xhulian, një kalendar diellor që zëvendësonte atë hënor të Romolos (mbretin e parë të Romës), përpjekja për të vendosur pak rend: fillimi i Vitit të Ri ishte vendosur me festën e Gianos, hyjni pagane nga i cili derivon emri i muajt të parë “janari”, data e të cilit, qëndronte ende balerina, duke u vendosur në një periudhë e përfshirë mes janarit dhe marsit, sipas vendeve. Vetëm me ardhjen e kalendarit Gregorian dhe ndërhyrjen e mëvonshme të Papa Innocenzo XII, në 1691, u vendos përfundimisht dita 1 janar.
Prej origjinave, miteve, zakoneve mbijetojnë tradita kurioze që ende, i përsërisim për të shmangur fantazmat ose për të ushqyer shpresat. Pse shpërthejmë fishezjarre ose pse veshim diçka të kuqe? Për të trembur Zotin kinez Nián, kafshë e tmerrshme që ha njerëz, pa harruar që e kuqja është ngjyra e martesës ose ,për romakët e lashtë, është simbol i fuqisë, i shëndetit, lumturisë.
Pse hedhim nga dritarja objekte të vjetra të një kohe të kaluar? Është një mënyrë për t’u çliruar nga negativitetet. Pse ofrojmë fiq të thatë, ëmbëlsira, etj? Është një shpresë për të uruar një vit të ëmbël. Të hashë thjerrëza, rrushë ose bajame është simbol i pasurisë ose i fekondimit, ashtu siç sjellë fat të puthesh nën veshtull. Në tavolinë nuk mund të mungojë shega, mishërimi i besnikërisë bashkëshortore, e njëjta që lidhi perëndeshën Proserpina me Plutonin.
Dhe sëfundmi, kujdes kë takoni të parin, pasi ka kaluar, mesnata: më mirë të takoni një të moshuar ose një kurrizdalë, metaforë e një jete të gjatë me fat: duhet të evitohen në fakt, fëmijët dhe priftërinjtë. Këta të fundit ua detyrojnë ndjelljen e fatit të keq veshjes së mantelit të purpurt, gjatë kreshmës, periudhë në të cilën, në mesjetë,ishin të ndaluara gjithë zbavitjet. Dhe një Vit i Ri pa pak çmenduri, ç’fillim viti mund të jetë?
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours