Festat Në Korfuz – 99€
Datat e udhëtimit:
➡️6 – 8, 14 – 16, 21 – 23 Mars
➡️11 – 13, 18 – 20 Prill
➡️1 – 3 Maj
Dita e Parë : Nisja nga Tirana në oren 23:00, vazhdimi i udhëtimit tonë drejt doganës të Qafbotit, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Korfuzit.
Dita e Dytë : Pas përfundimit të procedurave doganore vazhdojmë lundrimin me traget nga porti i Igumenicës drejt portitë të Kërkyrës. Sistemimi në hotel rreth mesditës. Në orën 14:00 nisim turin e vizitave në Pallatin e Sisit, një nga monumentet kryesore të këtij qyteti, i ndërtuar rreth shekullit XIX. Darka në hotel.
Dita e Tretë :Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Fabrikën Koum Kouat, ku do të shikojmë sesi përgatiten pijet dhe reçelrat tradicional në Korfuz. Nisemi drejt Paleokastrices ku do të vizitojmë Manastirin Bizantin, Opsionale (shëtitje me varka, vizitë akuariumit). Pasdite, vizitë me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: kalaja e vjetër – Paleo Frourio, kalaja e re – Neo Frourio, Sheshi Venecian Spianada, rrugicat e shtruara me kalldrëm të qytetit të Korfuzit që është pjesë e UNESCO-s. Darka në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Kanonit, vend ku na ofrohet një panoramë fantastike e Ishullit të Pondikonisit. Rreth orës 12:00 udhëtimi i kthimit me traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.
Në çmim përfshihet: – Udhëtimi vajtje – ardhje me autobuz . – Akomodimi ne Hotel në Korfuz. – Mëngjes dhe darkë. – Shoqërues gjatë udhëtimit.
Në çmim nuk përfshihet: – Pagesa 11 Euro e biletës së tragetit vajtje -ardhje.
– Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
– Trageti nga Igumenica në Korfuz.
– Hyrjet në monumente dhe muzeume.
– Siguracioni shëndetit në udhëtim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours