Dita e Parë, 25 Dhjetor 2015: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegnovi , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.
Dita e Dytë, 26 Dhjetor 2015: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka në Hotel.
Dita e Tretë, 27 Dhjetor 2015: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.
Në pagesë nuk janë përfshirë: • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours