Programi:
Dita e Parë, 11 Qershor 2015: Nisja nga Tirana në oren 14.00 dhe udhëtimi me autobuz për në Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Dita e Dytë, 12 Qershor 2015: Mbrritja në Athinë. Transferimi në Portin e Pireut. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal Olympia. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Ishullin e Mykonos në orën 18.00 dhe qëndrimi në Ishull deri në 23.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Tretë, 13 Qershor 2015: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kusadasi të Turqisë në orën 7.00. Shëtitje Opsionale në Efes dhe Shtëpinë e Shën Marisë. Nisja në orën 12.00. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Ishullin e Patmos në orën 16.00. Shëtitje Opsionale në Manastir. Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Katërt, 14 Qershor 2015: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orë 07.00. Shëtitje Opsionale ne Monumentet Kryesore të Qytetit. Nisja në orën 11.30. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 16.30. Shëtitje Opsionale në fshatin Oia. Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.
Dita e pestë, 15 Qershor 2015: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Portin e Pireut. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.
Në pagesë përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus. 2. Akomodim në Kroçieren Olympia për 4 ditë Lundrim, 3 netë fjetje. 3. Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere. 4. Brenda Ditës: 2 Pije Jo Alkoolike, 2 Lëngje Frutash, 2 Pije Alkoolike (Gota Birrë ose gota verë) 2 shishe te vogël Ujë. 5. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere. 6. Taksat Portuale. 7. Bakshishet. 8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet. 3. Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Shënim: Minimumi i Grupit për Transportin Vajtje ardhje nga Tirana është 15 persona. Minimumi i Grupit për Shoqërues Shqiptar është 20 persona.
Shtesa Opsionale: Shtesë për All Inclusive – €27
Zbritje: Zbritje për Nisje pa autobus – €60
Kroçiere në Athinë, Ishujt e Greqisë
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours