Programi:
Dita e Parë: Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Split për 2 orë, ku do të vizitohen monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Cosina, Sllovenia. Mbërritja në Cosina. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Gjenova. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja Gjenova. Vizitë e shkurtër në Gjenova. Transferimi në Portin e Genovës. Imbarkimi në Kroçieren MSC Magnifica. Nisja në orën 17.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Barcelonë në orën 07.00. Shëtitje opsionale në Barcelonë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 13.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Gjenova në orën 09.00. Nisja për në Milano. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Venecie. Vizitë ne Venecie: Sheshi San Marco, Palazzo Grassi, Campanile, Burgjet, Pallati Ducal. Vazhdimi i udhëtimit për në Cosina. Mbrritja në Cosina. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Shqipëri. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours