►Dita e Pare:
►Nisja nga Tirana ne oren 22:00 te darkes (1 dite para nisjes ) .
►Nisja nga Durresi ne oren 22:30 .
►Nisja nga Elbasani ne oren 21:15 (1 dite para nisjes ) .( Pagese extra 500 Lek/person)
Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.
Pasi te kalojm ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojm edhe mengjesin e dites se premte pasi ne Parga do te jemi rreth ores 07:00 – 08:00 te mengjesit.Kohegjatesia vizites 1 ore e 30 min.Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades .Akomodimi ne hotel rreth ores 12 :00 .Kohe e lire per plazh prane hotelit .Darka ne Hotel .Qendrim I lire ne qender te ishullit .
►Dita e Dyte:Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 30 euro per person dhe mbaron rreth ores 18:00 .Kthimi ne hotel.Darka ne hotel .
►Dita e Trete: Mëngjesi në hotel.Plazh ne Preveza deri ne mesdite . Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë me ndalesa te shkurtra per pushim gjate rruges Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 ne darke . Fundi I sherbimit tone .
►INFORMACIONE RRETH HOTELEVE :
Hotel Pegasos 3* ndodhet ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades.Hotel Pegasos ndodhet 15 metra larg nga vija bregdetare ne te cilen ndodhen edhe taverna , bare ,ristorante , supermarket etj .Ne hotel Pegasos 50% e dhomave jane me pamje nga deti , 25 % me pamje nga fusha & 25% me pamje nga kodra . WIFI – Free , Ajer I kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://www.hotelpegasos.gr
Hotel Ionian Star 4* ndodhet ne qender te ishullit, ne Lefkas City afer Lounge bareve , clubeve te nates dhe 3 shetitoreve me kryesore dhe me te gjalleruara qe Lefkada disponon si shetitorja e Marines , Pedonalja qe pershkon mes per mes gjith qendren e Lefkas City dhe shetitorja buze detit e cila ndan vijen bregdetare me baret e shumta . Hoteli disponon edhe pishine per te rritur dhe femije .Ne hotel Ionian Star 95% e dhomave ndodhen me pamje nga deti.WIFI – Free , Ajer I Kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://ionionstar.gr/
Hotel Tesoro 3*S ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Vetem 5 minuta ecje ne kemb mund te shkohet ne plazhet afer hotelit ose mund te shfrytezohet pishina si per te rritur ashtu edhe femije . Ne hotel Tesoro te gjitha dhomat jane me pamje nga deti.Wifi – Free , Ajer I Kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://hoteltesoro.gr/
Duhet te keni me vete :
-Cante shpine, sandale, atlete, shishe uji, rroba banje, rroba pambuku per nderrese, fruta te thata, cokollata,
Sugjerim :
NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours