Nisjet me date 20 dhe 27 Maj
Dita 1: Nisja nga Tirana në mëngjes në orën 05:00.
Ndalesa të shkurtra rrugës. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Qafe Botës.
Vizitë në qytetin e Pargës, ku mund të konsumojmë dhe drekën. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit te Prevezës. Vizitë në qytetin e Prevezës.
Pas vizitës vazhdojmë udhëtimin drej ishullit të Lefkades. Akomodimi dhe darka në hotel.
Dita 2: Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisemi për në fshatin turistik Nidri ku na pret anija në orën 10:00 për te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades:
Dreka në anije (sanduic).
Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe mbaron rreth orës 16:00.
Udhëtimi jonë do të vazhdojë drejt një destinacioni tjetër tepër të bukur që ndodhet në fshatin Nidri. Ato janë ujëverat e ketij fshati. Nëse dikush nuk është i interesuar për këtë shëtitje mundeni gjithmonë të shijoni bregdetin e Lefkades në plazhin më të afërt.
Kthimi në hotel dhe konsumimi i darkës.
Dita 3: Mëngjesi në hotel.
Nisemi për në Tiranë. Gjatë kthimit nga kufiri i Kakavijës vizitojmë qytetin e Janinës, kalane e qytetit dhe nje kafe buzë liqenit.
Mbërritja në Tiranë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours