►Dita e Parë:
-Nisja nga Tirana në orën 06:30.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:45. (Pagese extra €6/person)
-Nisja nga Elbasani në orën 07:00
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres)
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Ohër ku do të kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm.
Pasi t’i kemi marrë më të mirën Ohrit nisemi drejt Shkupit, ku do të akomodohemi në hotel. Mbremja e lirë ose nën sugjerimet e guidës vizitojmë disa nga pikat kryesore të qytetit.
►Dita e dytë:
Pas mëngjesit në hotel do të vizitojmë Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Xhirafa, Elefantë, Gamile dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të ndodhemi aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit. Vizita jonë fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëve “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj.
Do të udhëtojmë drejt Kanionit Matka, i vendosur në perëndim të Shkupit në një hapsirë rreth 5.000ha, i veshur me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe i rrethuar me manastire mesjetare. Pjesa më e madhe e ditës së dytë do të shpenzohet në Liqenin Matka ku sugjerohet të konsumohet dreka në restorantet buzë liqenit dhe të provoni lundrimin me motorskaf në liqen. Lundrimi do të jetë deri në shpellën Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë.
Pas vizitave në Shkup nisemi në rrugën e kthimit.
Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.
►Sugjerim:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Per hyrjen ne MAQEDONI, KOSOVE DHE SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht : 1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit. 2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit. 3-Dokumentin qe keni kaluar Covid. 4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.
Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours