Morina Palace Hotel – Ndodhet ne Dhermi
Morina Palace është një hotel luksoz që do t’i magjepsë të gjithë vizitorët me thjeshtësinë e tij të bukur dhe atmosferën çlodhëse. Ky rezort i mahnitshëm në Dhërmi është ndërtuar nën këmbën e një kodre, mbi një prej plazheve më të bukur të Dhërmiut. Vëmendje e veçantë u është kushtuar detajeve dhe estetikës, duke kombinuar traditën vendase me stilin modern të jetesës. Ne tek Morina Palace u ofrojmë klientëve tanë mundësi pa fund akomodimi. Zgjidhni një prej dhomave dhe shijoni pamjen spektakolare të kopshteve dhe pishinës, plazhit dhe bukurive natyrore të Dhërmiut. Klientëve të Morina Palace u ofrohen dhoma me kontroll individual të klimës, TV, tualet privat, ballkon privat dhe një tavolinë shkrimi. Shumica e dhomave kanë pamje nga deti. Dhomat kompakte kanë banja me dush, vaskë dhe tharëse flokësh. Restoranti në brendësinë e godinës është i specializuar për kuzhinën ndërkombëtare. Komoditete si parking makinash privat pa pagesë, këmbim valutor dhe dhomë magazinimi ofrohen në godinë. Morina Hotel u ofron klientëve shezlongë dhe çadra dielli.
“Morina Palace” ndodhet 50 metra larg detit, në një nga plazhet jugore më të bukura. Është ideja avantgardë e një grupi njerëzit që dëshirojnë të përcaktojnë idenë e luksit në Shqipëri.
Cmimet jane ne varesi te periudhes se akomodimit.
Na kontaktoni:#ExplorerTravel ☎Tel: 042247572 – 📱Cel:0696060342 / 0697244088 📩 e-mail: explorer-travel@hotmail.com / info@explorer-albania.al
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours