Programi:
Datat e nisjes:
20 Qershor – 319€ 18 Korrik – 329€ 1 Gusht – 349€ 22 Gusht – 349€
Dita 1.
Nisja nga Tirana ne oren 05:00. Kalimi ne Mal te Zi me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Ne vijim kalojme ne Kroaci ku do te bejme dhe nje ndalese rreth 1.5 ore ne qender te Dubrovnikut ku vizitohen qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Vazhdimi i rruges per Split. Akomodimi ne hotel. Darka ne hotel. Pas darkes shetitje ne qytet.
Dita 2.
Mengjesi ne hotel. Ora 10:00-nisja per parkun nacional KRKA(Pagese ekstra 14 euro per person). Parku kombëtar është një zonë e madhe dhe kryesisht e paprekur me vlera të jashtëzakonshme natyrore, duke përfshirë një ose më shumë ekosisteme të ruajtura. Qëllimi i parkut është kryesisht për t’i shërbyer shkencës, kulturës, arsimit dhe rekreacionit, ndërsa aktivitetet e turizmit kane marre vend me kalimin e viteve.
Lumi Krka, prej te cilit Parku gezon emrin është 72.5 km i gjatë, duke e bërë lumin e 22-të më të gjatë në Kroaci. Buron në ultësirën e maleve të Dinara dhe me shtatë ujëvarat e saj si edhe një rënie totale prej lartësisë 242 m, Krka është një fenomen natyror dhe karstik. Vizite dhe qendrim ne park deri ne ora 15:30 (plazh ne pjesen fundore te ujvarave te lumit Krka). Kthimi per Split dhe pasdite shetitje ne qytet. Darka ne hotel.
Dita 3. Opsionale
Mengjesi ne hotel. Kush deshiron mund te shfrytezoje plazhet ne afersi te hotelit ose mund ti bashkohet pjeses se grupit qe do nisen per ne Makarska ne oren 07:30. Ne Makarska kemi shetitje me anije (me pagese ekstra 35 euro per person – dreka e perfshire). Nisja ne oren 09:00 per ne ishujt: Hvar, ku do te qendrojme rreth 45 min dhe do te kemi mundesine per te vizituar qendren historike te ishullit, Jesla.
Vazhdojme udhetimin me anije ku do te sherbehet edhe dreka (peshk ose pule me sallate, buke). Pas një orë arrijme në ishullin Brac ku eshte ndalesa tjeter. Nga porti i Bracit, Bol, mund të ecim per në plazhin e Zlatni rat për rreth 1,5 kilometra ose mund të marrim shërbime vendase, taksi (pagesë shtesë) të cilat të çojnë në Zlatni rat per pak minuta. Zlatni Rat, eshtë plazhi më i famshëm i Adriatikut me formë trekëndëshi. Forma e tij ndryshon ne cdo stine te vitit per shkak te rrymave te forta detare. Nisja nga Braci ne oren 16:00. Animacion ne anije deri ne oren 18:00 qe anija mberrin ne portin e Makarskes. Kthimi ne Split dhe Darka ne hotel.
Dita 4.
Mengjesine hotel. Nisja rreth ores 10:00 per ne nje nga plazhet me te bukura te bregdetit Dalmat, Plazhi Copa Cabana ne Okrug Gornji, ne afersi te Trogirit. Do te qendrojme per te shijuar detin dhe diellin deri ne oren 16:00. (shezllonet jane me pagese ekstra duke filluar ng 5 euro/person). Pasdite, gjate rruges se kthimit do te bejme nje ndalese ne qender te qytetit te Trogirit per te perjetuar nga afer atmosferen e gjalleruar ne rrugicat e qytetit si edhe per te vizituar atraksionet kryesore dhe per te admiruar arkitekturen mesjetare. Kthimi ne Split. Darka ne Hotel.
Dita 5.
Mengjesine hotel ora 07:00 – 09:00. Kthimi per Tirane me ndalese ne Cavtat, Kotorr, Budva,. Mbrrijtja ne Tirane ne mbremje.
Cmimi per femijet: Nga 0-2 vjec: Falas Nga 2-12 vjec: zbritje 30 Euro Mbi 12 vjec: Cmimi i plote
Perfshihen:
Nuk Perfshihet:
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours