Dita e Parë, 28 Prill 2016: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Mbërritja në Aeroport. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në hotel dhe sistemimi në hotel.
Dita e Dytë, 29 Prill 2016: Mëngjezi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve).
Dita e Tretë, 30 Prill 2016: Mëngjesi në Hotel. OPSIONALE. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Vizitë në Taksim dhe në Galeri.
Dita e Katërt, 1 Maj 2016: Mëngjesi në Hotel. Transferta me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.
OPSIONALE: Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours