Bukuria e Qipros rrjedhë edhe nga shenjat dramatike që ka lënë historia e saj e afërt gjatë “linjës së gjelbër”, që ndan në dy ishullin që prej 1974-ës. Tani, në një distancë për më shumë se dyzetë vitesh, duket shpresa për një bashkim.
Shtrihet përgjatë Detit të Zi, tokë për të vizituar që të josh e të pushton, ishull i plagosur nga një luftë që e ndau më dysh. Kjo është Qipro, i vetmi vend europian ku ende mbijeton një mur që ndan më dysh kryeqytetin e saj, Nicosian.
Gjithçka mbeti e palëvizshme në dukje që prej 1974, vit i pushtimmit turk të vendit. Në vitet e fundit bisedimet mes dy entiteve, asaj greke të Qipros dhe asaj turke të Qipros, janë intesifikuar. Ribashkimi i ishullit në këtë moment duket më afër se kurrë ndonjëherë.
Shumë janë vendet që janë ruajtur të paprekura për më shumë se 40 vjetë dhe që shpejt mund të ndryshojnë. Një copë e kujtesës dhe bukurisë së Qipros mund në këtë mënyrë të zhduket.
Duke mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Larnakës, ndalesa e parë është pa dyshim kryeqyteti i dy Qiprove, Nicosia. Në postoblloqet që ndajnë qytetin mes pjesës turke dhe asaj greke mund të imagjinohet atmosfera e tmerrshme që frymëmerrej në verën e ’74-ës. Thasë me rërë nëpër dritare, vrima të lëna nga granatat nëpër muret e shtëpive, kudo. Kjo mund të shihet përgjatë zonës së përbashkët, që ndan Qipron në dy pjesë. Ka një vend në fakt në Nicosian e jugut– në atë greke –ku këto shtëpi duket se po rimarrin jetën. Është rruga Markou Drakou, ku gjendet një nga postblloqet, pedonalja e Nicosias. Këtu në fakt, ka lindur “Home for Cooperation”, organizatë që promovon dialogun mes dy komuniteteve. Në këtë vend takoheshin të rinjtë intelektualë të “dy” Qiprove, që nga mëngjesi deri në natën e thellë. Të kalosh kohën të ulur në tavolinat e këtij bari do të thotë në një farë mënyre të lidhësh fillin e këputur që lidh dy pjesët e të njëjtit vend. Përballë, gjendet “Ledra Palace Hotel”, dikur hotel luksi, sot një nga degët e ushtarëve të Kombeve të Bashkuara me qëndrim në Qipro që ende mbajnë nën kontroll kufirin.
Përherë gjatë “linjës së gjelbër” që përshkon Nicosian e jugut, pranë Ledra Street, ndodhet një tempull i vërtetë shijimi: pastiçeria Giagia Viktoria. Për të mos u humbur bougatsa greke e mbushur me djathë apo krem. Për ta shoqëruar kafeja tradicionale, por kujdes, mos e quani kafe turke sepse kamarierët mund të nervozohen. Kafeja që shërbehet është greke, kanë nevojë ta thkesojnë. Gjithçka shërbehet nëpër tavolina duke lënë pas kanaçe kallaji dhe thasë rëre që ndajnë kopshtin e barit nga kufiri turk.
Pasi kalohet kufiri drejt veriut– hapur në 2003 – ndjehet që je duke hyrë në një tjetër vend. Atmosfera europiane ndjehet larg dhe befas të duket sikur ke përfunduar në Turqi. I madhërishëm Büyük Han, han i madh antik otoman ku ndalohej për tu freskuar. Është vendi i duhur për të bërë pak shopping. Mozaikët shumë të bukur, të punuar me dorë nga zonja në moshë. Disa hapa më tutje ndodhet një furrë e vogël, nga më antikët në Qipro. Ia vlen të ndalosh për të provuar produktet e tij, picën turke të mbushur me perime dhe djathë. Por mbrëmjeve kjo atmosferë e qytetit fiket nën notat e muexin, thirrja për lutjen islamike. Në Perëndim kryeqyteti i Qipros turke boshatiset.
Në këtë pikë, nuk mbetet tjetër veçse të hysh në jetën e natës së Nicosias së jugut, që mes qendrës Ledra Street dhe korsitë e qendrës historike, ofron një zgjedhje pafund lokalesh dhe restorantesh. Kush dëshiron të hajë një pjatë të pasur mezeje – me asortimente tipike të antipastave – në shoqërinë e maceve, mbretërit e vërtetë të Qipros, duhet të shkojë në Orfeas Tavernas, ku jashtë muret veneciane rrethojnë qendrën historike.
Për të përmbyllur ditën, qetësia është e siguruar tek Hamamët antikë. Nga Büyük Hamam, i ndodhur në rrethinat e xhamisë së Nicosias të veriut, në Hamamin elegant Omeryie në pjesën greke. Në një atmosferë sugjestive të bukurisë orientale është e mundur të marrësh veten me të mira duke bërë masazh në hijen e kupolave otomane.
Përveç Nicosias, edhe qytetet e tjera të ishullit meritojnë ti vizitosh, edhe në periudhën ku ndodhemi, prag Krishtlindjesh dhe Vititit të Ri. Vetëm 20 minuta nga kryeqyteti ndodhet ai që të gjithë qipriotët e konsiderojnë si qytetin më të bukur të ishullit. Është Kyrenia, në bregun verior të Qipros, një herë e një kohë vendqëndrim i peshkatarëve, ndërsa tani një qendër ku gumëzhijnë të rinjtë.
Një destinacion tjetër turistik është Paphos në jug të ishullit. Mitologjia tregon se pikërisht në ujërat e tij ka lindur Afërdita, dea e dashurisë dhe bukurisë. Këtu mund të lahesh në det edhe në vjeshtë kur temperaturat rrotullohen tek 30 gradët.
Qytet simbol i ndarjes është Famagusta, në lindje të ishullit. Destinacion i shumë njerëzve të njohur të viteve ’60 deri në pushtimin turk të 1974. Në plazhet e tij me rërë të bardhë, pallatet e zhveshur që dikur ishin hotele luksoze, dëshmojnë plagën e hapur që Qipro po përpiqet ta shërojë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours