►Nisja nga Tirana në orën 06:00
►Nisja nga Durrësi në orën 06:20
►Nisja nga Elbasani në orën 05:20
Gjatë rrugëtimit tonë drejt do të kemi një ndalesë për pushim në afersi te qytetit te Lushnjes. Pastaj do të vazhdojmë drejt plazhit në Radhimë/Orikum. Zona Orikum-Radhimë është një nga më të preferuarat për plazh shumë pranë qytetit bregdetar të Vlorës, ku përballë saj qëndrojnë gadishulli i Karaburunit dhe ishulli më i madh në Shqipëri, Sazani.
Pasi të mbërrijmë në Orikum/Radhimë do të kemi kohë të lirë për plazh deri pasdite rreth orës 17:00. Gjatë gjithë udhëtimit do të keni edhe asistencën e shoqëruesit të grupit i cili do t’iu japi informacionet e nevojshme dhe sugjerimet se si koha e qëndrimit të shfrytëzohet më mirë. Dreka është opsionale dhe mund të konsumohet në restorantet aty pranë.
Në rrugën e kthimit do të kemi një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, rroba banje dhe shumë energji, etj.
►Sugjerim:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours