Programi
Dita 1: Nisja nga Tirana në orë 05:00.
Kryerja e procedurave kufitare, kalimi nga Murriqani dhe shikim panoramik i rivieres se Malit te Zi, kalim me traget i gjirit te Kotorit. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Vazhdim i udhetimit për në Sarajeve. Mbërritja ne Sarajeve, akomodimi dhe darka në hotel.
Kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur(duhet perdorur kapuc noti 1 euro), banja turke, xhakuzi etj.
Darka.
Dita 2: Mëngjesi.
Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit. Darka ne hotel.
Dita 3: Ora 07:30 – 08:00 mëngjesi.
Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të fillojmë vizitat në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:
Pas përfundimit të vizitës në Mostar do të nisemi të bëjmë një vizitë në Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Nisja për në Tiranë. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.
Shenim: Për shkak të hapsirës së pamjaftueshme të kohës, nuk vizitohet Kryqi në Medjugorje. Vizitohet vetëm Katedralja.
Në cmim përfshihet
Në cmim nuk përfshihet
Shënim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours