TUR 4 NETE 5 DITE VJENE – BUDAPEST
Festat e Nentorit: 25 – 29 Nentor
Krishtlindjet ne Viene: 23 – 27 Dhjetor
Cmimi: 199 Euro/personi
Dita e Parë: Tirane – Zagreb
Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.
Dita e Dytë: Zagreb – Graz – Viene
Mëngjesi në Hotel. Vizite per rreth 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz ku do te vizitojme Parlamenti i Landit Styria, Rathaouse , Galeria e Arteve te Bukura, Platforma Murinsel si dhe Keshtjellen e Gracit Schlossberg. Nisemi drejt qytetit te Vjenës. Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.
Dita e Tretë: Viene – Budapest
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Budapest.
Dita e Katërt: Budapest – Beograd
Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Keshtjella e Budes, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Beograd.
Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Pas mengjesit nisim turin e Beogradit ku do te viziojme Kishen Shen Sava si kisha ortodokse me e madhe ne Ballkan, me pas i drejtohemi qendres historike Pedonalja Knjez Mihajllova, Keshtjellen e Beogradit , Parlamentin , Tetri Kombetar, Pallati Albania etj. Pas vizitave nisemi drejt Tiranes. Mbrritja në Tiranë.
Në cmim përfshihen:
* Udhetim me autobus komod. * Akomodim në hotel * Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. * Shoqërues shqiptar gjatë udhetimit
Në pagesë nuk janë përfshirë: * Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program. * Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro ) * Siguracioni i jetes ne udhetim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours