Të ndodh shpesh që kur të duhet të ecësh në qendër të Tiranës, pranë Xhamisë së Et’hem Beut, përvec besimtarëve muslimanë shqiptarë, vëren edhe turistë të huaj. Ata vëzhgojnë, fotografojnë, hyjnë brenda dhe respektojnë të gjitha ritet me dinjitet dhe në respekt të fesë Islame.
Xhamia e Et’hem Beut
E njëjta gjë ndodh me tursitët që vizitojnë edhe kishat në Tiranë apo në të gjithë Shqipërinë. Në të gjithë botën, objektet fetare përvecse janë objekte kulti, janë në të njëjtën kohë edhe atrasksione tursitike dhe bëjnë pjesë në guidat për turistët. Megjithatë, pavarësisht se objektet e kultit në Shqipëri, në këtë rast kishat dhe xhamiat nuk janë të shpallura nga institucionet përgjegjësë si atraksione turistike kulturore, turistët e huaj dhe shqiptarë i konsiderojnë ato të tilla dhe janë shumë të interesuara për to. Në fakt, sipas një klasifikimi të gazetës The Huffington Post mbi 53 xhamitë më të bukura në botë në tetor 2013 , xhamia e Plumbit në Shkodër u rendit në 50 objektet më të bukura myslimane në botë. Ajo u pozicionua në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.
Xhamia e Plumbit Shkodër
Referuar një studimi të botuar në formë libri të Aleksandër Meksit, ndërtimet e xhamive janë të lidhura me pushtimin osman të Shqipërisë dhe janë dëshmi indirekte të një procesi jo vetëm të pushtimit por edhe të procesit të islamizimit të shqiptarëve, i cili nuk ndodh përnjëherësh. Studimi I Meksit thekson se procesi fillon në mënyrë masive në shekullin e XVI, më shumë në qytete islamizimi sesa në fshatra dhe kthimi më i madh është në shekullin e 17-18 në fshatra. “Ndërtimet nga njëra anë ecin me këtë rrugë të islamizimit nga ana tjetër me zhvillimin ekonomik që Shqipëria pas një shekulli luftërash fillon, sidomos pas nga mesi I shekullit të 16, të ketë dhe dëshmi të këtij rilulëzimi të ekonomisë shqiptare janë dhe ndërtime të tipit të xhamisë së Mirahorit në Korçë ndërtuar më 1496 nga Ilaz bej Mirahori, si jeniçer ai ka shkuar deri në Stamboll dhe atje është bërë deri komandant i stallave(figura e tretë në hierarkinë ushtarke dhe civile të Perandorisë osmane), apo xhamia e Plumbit në Berat ndërtuar në vitin 1553 ndërtuar nga familja e vjetër e Zgurajve, një pinjoll i të cilës ishte Ahmet Beu.”-thotë ai.
Xhamia e Plumbit Berat
Përsa i përket ndërtimeve të shekullit 18 e sidomos të 19-tës, duke iu referuar Xhaminsë së Et’hem Beut në Tiranë, xhamisë së Kavajës dhe të Peqinit që nuk janë më, tregojnë se janë më afër arkitekturës popullore se shumë objekte të tjera kulti të shekullit të mëparshëm. Sipas Meksit, arkadat gjysmërrethore jo me ato me majë të prehtë të xhamive të artit islamik, dhe dëshmojnë për atelie ndërtimore vendase. Ata që kanë ndërtuar xhaminë e Ethem Beut , janë të njëjtat mjeshtra që kanë ndërtuar dhe xhaminë e Peqinit. Ndërsa një sërë xhamish i ndërton komuniteti, xhamia e Ethem Beut e ndërton një be, xhamia Allaibegisë në fshatin Burim të Dibrës e shekullit të 16-të, ndërtohet nga një komandant ushtarak, komandant regjimenti që tregojnë se vazhdohet ajo tradita e mëparshme e periudhës bizantine e dhurimeve të fondacioneve të parave që jepen për fenë. Ato që sot quhen fondacione jofitimprurëse atëherë ishin vakëfe.
Xhamia e re, Dibër
Përsa i përket kishave është një drejtim arkitektonik shumëkombësh që fillon nga nga Turqia e sotme e më tej në Armeni e deri në gjithë Ballkanin me gjurmë edhe në Itali të Jugut. Referuar studmit në fjalë, Shqipëria përbën një provincë ku mund të dallohen qartë këto ndërtime. Ndërtimet e Shqipërisë së mesme dhe të veriut janë të lidhur me arkitekturën romanike-gotike, pra me fenë katolike, ndërsa ndërtimet e pjesës së Shqipërisë së mesme e pjesës së Shqipërisë së jugut janë qartësisht të lidhura Ohrin dhe despotatin e Epirit të shekullit të vonë me elementë të veçantë karakteristikë për këto ndërtime të Shqipërisë siç mund të jenë kornizat e drejta me tambure, fasadat, teknika e ndërtimit të cilat qartësojnë për një studiues praninë e shkollave ndërtimore që lëvizin. Janë atelie të cilat lëvizin në një periudhë kohore në tërë Shqipërinë por që ndërtimet e tyre janë të qarta. Ndër to, që ruajnë të dhëna historike mund të jetë një Kishë në Opar, ndërtuar në vitin 1400 nga Ana e bija e sundimtarit të Gjirokastrës Gjin Zenevizi që martohet me Gjon Muzakajn. Eshtë një kishë në Berat e shek të 13 ku sundimtari i Epirit banon ku dhe vritet në 1213-tën, emri i saj Shën Mëri Vllaherna është i njëjtë me një kishë të Kostandinopojës dhe në Arta të Epirit. Kemi po në Berat një kishë tjetër e cila ka një mbishkrim të fundit të shek 13 fillim të shek 14 që e lidh me sundimtarin Andronik Paleologu. Botëkuptimi i kishave dhe xhamiave, arkitektura dhe historia e tyre, dija që Shqipëria është vendi me tolerancë fetare të spikatur në botë, bën që turistët e huaj të konsiderojnë si atraksion turistikë dhe t’i vizitojnë objektet fetare në vendin tonë.
Xhamia e Pashës
Xhamitë dhe kishat në Shqipëri
Xhamia e kuqe
Xhamia e Kuqe është një nga xhamitë më të vjetra që ruhet në qytetin e Beratit. Aktualisht gjendet në rrënojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore dhe para saj ndodhet hajati me pothuajse të njëjtën gjerësi. Minareja është e ndërtuar në anën e majtë. Ajo është e vendosur ndryshe nga të gjitha xhamitë sepse është e kushtëzuar nga prania e mureve të rrethimit. Forma cilindrike e trupi të minaresë pa faqje është një shfaqje shumë e rrallë në arkitekturën e minareve tona. Teknika e ndërtimit e përdorur për muret e objektit është ajo e klausonazhit. Datimi i xhamisë paraqet vështirësi. Për nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja e saj mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga lindja në perëndimi dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.
Kisha e Rubikut
Kisha e Rubikut ndodhet mbi një kodër shkëmbore në qytetin industrial të Rubikut, kisha përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek XII- XIII. Ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272. Vlere unikale e saj janë afresket, piktura murale të stilit bizantin. Godina është monument kulture dhe paraqet interest në aspektin ndërtimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan.
Katedralja e Korcës
Katedralja është ndërtuar në vitin 1992, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë dhe më e madhja në Shqipëri. Dikur në të njëjtën vend ekzistonte një tjetër katedrale e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila gjatë fushatave antifetare të vitit 1968 u shkatërrua totalisht së ekzistuari.
Katedralja “Ringjallja e Krishtit” karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.
Kisha e Shën Mitrit
Kisha është rindërtuar mbi mbetjet e një faltoreje më të vjetër, në kapërcyellin e shekullit XVI-XVII. Sipas një mbiskhkrimi kisha është pikturuar në vitin 1607. Një hajat i ndërtuar më vonë e rrethon kishën nga tre anë. Ajo përbëhet nga naosi dhe nga kthina e altarit e cila ka bemën me absidën gjysëm rrethore dhe dy nike të vogla anash saj që shërbejnë për protezis dhe diakonikon. Dyshemeja është shtruar me pllaka të çrregullta prej guri gëlqeror dhe shtufi. Të gjitha muret janë ndërtuar me gurë gëlqeror të lidhur me llaç balte. Në këtë kohë objekti ka pësuar mjaft meremetime, të cilat vërehen nëpër mure.
Kisha e Shën Mërisë
Kisha e Labovës së Kryqit është njëri nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë. Atje shkohet duke ndjekur rrugën që të çon në Libohovë, nisur nga një degëzim drejt lindjes i autostradës në jug të Gjirokastrës. Në kthesën drejt Libohovës merret pak majtas, te rruga e paasfaltuar që shkon në Suhë dhe vazhdohet në këtë rrugë që nuk është e keqe deri në një kthesë djathtas në drejtim të lartësive të kodrave. Rruga ka degëzim përsëri, por të dyja degët të çojnë në majë të një kodre; pak kilometra më tej është Labova e Kryqit, ku arrihet pasi rruga bëhet përsëri e asfaltuar. I gjithë udhëtimi merr rreth 40 minuta. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit. Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j.
Kalaja e Drishtit
Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumit Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romakë si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si nje fortesë bizantine. Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u mor nga Skëndërbeu dhe më në fund u pushtua nga Turit në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.
Xhamia e Ethem Beut
Ndodhet në qëndër të Tiranës. Ajo ka nisur të ndërtohet në vitin 1798 dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 1821. Ajo është një prej rasteve të traditës shqiptare në arkitekturen e xhamive. Bien në sy gdhëndiet e pikturuara.
Kisha e Voskopojës
Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 e përbërë nga shqiptarë, arumunë e grekë. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane (pas asaj në Konstandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai qe mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur.
Kisha e Shën Ristozit
Kisha e Shën Ristozit ndodhet në krye të fshatit Mborje në Korçë, Shqipëri. Ajo është një nga objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të. Afreskët janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.
Mozaiku dhe Bazilika e Arapajt
Bazilika e Arapajt është një bazilike paleokristiane e shek. VI, një nga më të mëdhat e vendit, e zbuluar në një kodër të fshatit Arapaj. Gërmimet e bëra në vitin 1983 dëshmojnë se ka qënë një ndërtim monumental me përmasa 60×28 m. Ka shumë mundësi që bazilika të jetë kisha e Shën Mehillit, e përmendur nga Ana Komnena në luftën bizantine kundër normanëve nëshek XI. Në betejen e zhvilluar më 1081, rreth Durrësit, mbrojtësit u strehuan brenda në bazilikën e fortifikuar, së cilës iu vu zjarri nga normanët. Poseidoni, figurë bronxi me lartësi 30 cm, e cila paraqet perëndinë e detit, është dëshmi e përhapjes së gjerë të kultit të perëndive në trevat e brendshme të Epirit dhe Ilirisë së Jugut të lidhura, kryesisht me forcat e brendshme të tokës, tërmetet. Figura e Poseidonit, e zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1966-1975 në Antigone, pranë Gjirokastrës, paraqitet e zhveshur me dorën e majtë të ngritur, që mban sfurkun tridhëmbësh me një paterë në dorën e djathtë. Perëndesha e Butrintit (Dea), kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m të lartë, është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zog, si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria italiane në vitin 1981. Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Xhamia e Plumbit
Është një monument kulture i qytetit të Shkodrës. Ajo ndodhet mbas kalasë së Rozafës në anën jugore të saj. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet Pashëe Bushati sipas stilit të xhamisë Blu të Stambollit.
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit
Kjo xhami është monumenti më i vjetër i qytetit i vitit 1484 dhe mbart vlera historike, kulturore e fetare e arkitektonike. Gjendet në jugperëndim të bulevardit “Fan Noli” dhe atij “Kiço Greço”. Xhamia e Mirahorit është xhamia e parë me kube e ndërtuar në Shqipëri. Në brendësi është e lyer me të bardhë dhe i përket shekullit të XIX, me disa piktura të Mekës dhe Medinës në mur. Minarja është dëmtuar rëndë nga një tërmet i shekullit të XVIII dhe tani xhamia nuk e ka më minaren e saj. Para se ta vizitoni në brendësi, mos harroni t’i hidhni një sy me vëmendje pamjes së jashtme.
Kisha e Shën Mëri Vllahernës
Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit. Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI.
Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh(gur i rrethuar me tulla),karakteristikë për kishat Bizantine të shek. XIII-XIV.
Rindërtimi i kishës i përket shekullit të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët.
Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.
Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë.
Kisha e Ungjëllizimit
Kisha e Ungjillizimit ndodhet në fshatin Kozarë në rrethin e Kuçovës. Është një një kishë e tipit bazilikal. Monumneti përbehet nga tri navata, qëndrorja ka një gjerësi prej 4.4 m dhe një gjatësi prej 15.9 m. Dy navatat anësore kanë një gjerësi prej 2.1 m dhe gjatësi të njëjtë sa navata qëndrore. Navatat ndahen midis tyre nga dy kolonada me kollona katrore. Absida ndodhet në Lindje dhe ka formë gjysëm rrethore, nga ana e jashtëme ajo ka tri kontrafortë guri. Në pjesën jugorë të kishës ndodhet portiku i përbërë nga 8 kollona në formë rrethore prej guri ku mbështeten harkadat, interkolumi këtu është rreth 1m.
Narteksi i kishës paraqitet nje kuadrat në formë drejtëkëndshi me përmasa (10.7 x 5.8 m). Struktura ndahet në dy ambjente nëpërmjet një kolonade të përbërë nga tri kollona në formë katrore. Të të dy anët e narteksit ndodhen dy amjente të tjera shërbimi. Ndërsa në anën veriore të kishës ndodhet një ambjent shërbimi me përmasa (18.8 x 3.2 m) i cili shkon paralelisht me drejtimin lindje-perëndim të monumentit. Në pjesën Jugore ndodhet edhe këmbanorja e kishës.
Kisha e Ungjillizimit së Kozarës spikat së tepërmi për vlerat që prezanton ruajtja në një gjendje të mirë e afreskut mural, i cili shtrihet në gjithë sipërfaqen e brendshme të mureve. Në afresk paraqiten skena të ndryshme nga historitë biblike.
Kisha e Shën Spiridhonit
Kisha e Shën Spiridhonit sipa të dhënave të studiuesve daton në vitin 1778. Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qendrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore.Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.
Çatia e kësaj kishe që prej datës 3 maj u rrëzua duke sjell dëmtime kryesisht në afreske.Burimet thonë se kisha u restaurua nga Kisha Ortodokse mirëpo nuk pati fatin që të restaurohej me fondet e shtetit që u akorduan por që nuk u vunë në zbatim.
Manastiri i Shën Prodhromit
Manastiri i Shën Joan Pararendësit (Prodromios) është themeluar në shekullin 14të dhe gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës, në shekujt 17të e 18të, u bë një nga mbështetjet më të fuqishme ekonomike dhe eklesiastike të Arkipeshkopatës së Ohrit. Kisha e këtij manastiri është ndërtuar më 1632 sipas tipit Athonit, trekonkësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë. Interieri i kishës u dekorua me piktura në vitin 1659. Narteksi i kishës është ndërtuar dhe pikturuar nga fundi i shek. 17të, ose fillimi i shek.18të. Konakët e manastirit dhe vetë kisha u dëmtuan rëndë nga bombardimet e nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet 30 të shekullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit fillon të rimëkëmbet duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe fetare në suazën e Perandorisë Osmane.
Monumenti ngrihet në qendër të qytetit dhe u ndërtua me porosi të feudalit vendas Ahmet Bej Uzgurliu. Udhëtari osman Evlia Celebi kur shprehet për listën e ndërtimeve të Ahmet Beut në qytetin e Beratit, pas përshkrimit të vetë xhamisë, si një xhami e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me minaren elegante dhe një portik me shtatë kupola mbuluar me plumb edhe ato, na thotë se ajo ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, banja e cezmja. Elementët përbërës arkitekturor të monumentit janë: salla e lutjeve në formë katrore me kupolë, portiku nga ana veriore dhe minareja e lartë dhe e hollë punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit. Në brendësinë e saj karakteristik është ndricimi i bollshëm nga prezenca e shumë dritareve.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours