Split bay aerial view through stone window, Dalmatia, Croatia
Udhëtim 3 ditor në Dubrovnik Budva Cavtat Kotor 99 Euro
Data e udhëtimit:
15 – 17 Nëntor
22 – 24 Nëntor
28 – 30 Nëntor
7 – 9 Dhjetor
Akomodimi në Hotel Grand Park 4*
http://www.grandhotel-park.hr/
Dita e parë: Tiranë– Budva – Dubrovnik Nisja nga Tirana në orën 06:00 të mëngjesit. Pas kalimit të pikës doganore Murriqan, kemi një ndalesë për të konsumuar mëngjesin. I drejtohemi qytetit të Budvës (qyteti më turistik i bregdetit të Malit të Zi, ku atje mund të shikoni kalanë e qytetit të vjetër dhe portin e qytetit, pjesë të cilat priten të bëhen pjesë e pasurive historike të UNESCO-s. (Kemi mundësi të drekojmë në mënyre fakultative, sugjerimi ynë do jetë gjithmonë i pranishëm). Pas këtij pushimi të këndshem, drejtimin do ta marrim për në kufirin Kroat. Pas procedurave të kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit të Dubrovnikut. Darka dhe akomodimi në hotel.
Dita e dytë: Dubrovnik Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitat në qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Ai cilesohet si një nga perlat e Adriatikut. Raguza (emri i vjetër i qytetit të Dubrovnikut) ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Europen. Qyteti është pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s. Vizita përfshin: manastirin Francescan & Domenican, porta e Piles dhe ujëmbledhesin Onofrio, farmacia e vjetër, shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, katedralja e qytetit (Katedralja e St. Blaise e shënjtorit të Dubrovnikut e cila do të jetë një eksperiencë e bukur për vizitën tuaj) pallati i Dukës, kulla e Sahatit, statujën e Heroit Orlando dhe shkrimtarit Marin Drizic, kullen e Mincetës, portin e qytetit. Më pas do të vizitojmë Urën Tudjman e cila është ndërtuar për ndër të Presidentit të parë Kroat, Franjo Tudjman, gjatë viteve 1999–2001. Pasdite kohë e lirë për shopping. Darka dhe akomodimi në hotel.
Dita e tretë: Dubrovnik – Cavtat – Kotor – Tiranë Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel nisemi për të vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do të keni mundësi të shijoni bukuritë në brigjet e shëtitores kryesore të këtij qyteti, në të cilën gjenden shumë lokale dhe dyqane me Souvenirë. Më pas drejtohemi për në doganën Kroate për të vazhduar me proçedurat e kalimit të kufirit. Pas proçedurave të kufirit Kroat nisemi drejt Kotorit. Vizitë panoramike në Kotor, i cili është pjesë e trashegimive kulturore të UNESCO-s. Aty do kemi mundesi të shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjetër që i kanë rezistuar kohës. Më pas nisemi për në Muriqan për të vazhduar me proçedurat e kalimit të kufirt Shqiptar.
Në çmim përfshihet: – Udhëtimi me autobus. – Akomodim në hotel Grand Park 4*. – Mëngjesi dhe darka ne formen bufe. – Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. – Pishina, Fitness, Wi-Fi.
Në çmim nuk përfshihet:
– Taksa e turistit (1.5 euro nata). – Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. – Hyrjet në monumente dhe muzeume. – Siguracioni i shëndetit në udhëtim
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours