Çmimi 99 Euro
Datat e udhëtimit: 15-17, 22-24, 29-31 Mars
Dita e Parë : Nisja nga Tirana në oren 23:00 të një nate më parë nga data e udhëtimit. Starton udhëtimi drejt Korfuzit nëpërmjet Igumenicës me autobus dhe me traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Korfuz.
Dita e Dytë : Sistemimi në hotel rreth mesditës. Në orën 14:00 nisim turin e vizitave në Pallatin e Sisit, një nga monumentet kryesore të këtij qyteti, i ndërtuar rreth shekullit XIX. Darka në hotel.
Dita e Tretë :Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Fabrikën Koum Kouat, ku do të shikojmë sesi përgatiten pijet dhe reçelrat tradicional në Korfuz. Nisemi drejt Paleokastrices ku do të vizitojmë Manastirin Bizantin, Opsionale (shëtitje me varka, vizitë akuariumit). Pasdite, vizitë me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: kalaja e vjetër – Paleo Frourio, kalaja e re – Neo Frourio, Sheshi Venecian Spianada, rrugicat e shtruara me kalldrëm të qytetit të Korfuzit që është pjesë e UNESCO-s. Darka në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Kanonit, vend ku na ofrohet një panoramë fantastike e Ishullit të Pondikonisit. Rreth orës 12:00 udhëtimi i kthimit me traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.
Në çmim përfshihet: -Udhëtimi vajtje – ardhje me autobuz . -Akomodimi ne Hotel në Korfuz -Mëngjesi darka në Hotel -Shoqërues gjatë udhëtimit
Në çmim nuk përfshihet: – Pagesa 11 Euro e biletës së tragetit vajtje -ardhje – Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. – Hyrjet në monumente dhe muzeume. – Siguracioni shëndetit në udhëtim
#Shënim -Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet. -Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar. -Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet) -Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para. -Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes. -Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme. -Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours