Programi:
► Dita e parë : Nisja diten e shtunë në ora 05:30 nga Durresi, ndërsa nga Tirana në orën 06:00. Pushim kafeje rrugës. Mbërrijmë në Theth. Bëjmë Akomodimin në bujtinë. Konsumimi i drekës në restorantin e bujtinës. Zbresim në luginë dhe vazhdojmë ecjen paralel me lumin. Vizitojmë kishën. Pas kishës zbresim tek lumi ku shikojmë Kullën e Ngujimit, ku janë pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithë bajraku i Shalës. Vazhdojmë ecjen drejt ujëvarës së Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të lartë së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojmë rreth 1 orë për të shijuar pamjen ose për të bërë foto. Më pas kthehemi për në bujtinë. Konsumimi i darkës në restorantin e bujtinës. Lojëra argëtuese ose muzikë gjatë qëndrimit në ambjentet e bujtinës .
► Dita e dytë : Ora 8.00 – 9.00 mëngjesi me produkte të fresketa vendi (bukë, djathë, reçel, mjaltë, qumësht, çaj,vezë,etj.) Pas orës 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit të Kaltër (Syri i Kapresë), kalojmë urën e telit për të shikuar vaskat e gurit, të cilat janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit. Pamja e tyre është mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtësisht të rrumbullaketa dhe të lëmuara, ato ngjasojnë pikërisht si vaska. Gjatë udhëtimit tonë, duke qenë se prurjet e ujit rrallohen, mund të freskohemi në to. Këto masive shkëmbore finalizohen me një pishine natyrale me ujë të kristaltë ku mund të bëjmë plazh. Më pas vazhdojmë rrugën drejt Syrit të Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majën e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Këtu do kemi mundësi të pushojmë. Gjatë kthimit nga Syri i Kaltër për në fshatin e Thethit, vizitojmë kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m.Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhëtimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetëm me automjetet e zonës dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh të reja për person ). Me pas nisja për në kthim rreth orës 12:00. Pushim për kafe dhe drekë në Shkodër. Mbërritja në Durrës & Tiranë rreth ores 21:00.
Fundi i shërbimit tonë.
Sugjerohet të keni me vete :
-Veshje Sportive ,Këpucë për Hiking ose atlete, çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresë, rroba banjo, krem dielli, kapele, syze dielli, fruta tëe thata, çokollata,
Shënim :
Nga fshati për të shkuar te ujëvara e Grunasit zgjat 1 orë e 30 min ecje në këmbë vajtje-ardhje .
Nga fshati deri tek vaskat ne Ndërlyse ka dy mënyra për të shkuar:
Çmimi për të shkuar me automjet kushton 500 lekë/personi vajtje-ardhje.
Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhëtimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetëm me automjetet e zonës dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh të reja për person ). Me pas nisja për në kthim rreth orës 12:00. Pushim për kafe dhe drekë në Shkodër. Mbërritja në Durrës & Tiranë rreth ores 21:00. Fundi i shërbimit tonë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours