Dita e Parë, 30 Dhjetor 2019: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.
Dita e Dytë, 31 Dhjetor 2019: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Anije Kej.
Dita e Tretë, 1 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”. Darkë në hotel.
Dita e Katërt, 2 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.
OPSIONALE – Shtesë për Darkën e Vitit të në Anije, Muzikë live, Argëtim, Pije të përfshira pa limit. – €65 – Shtesë për Darkën e Vitit të në Hotel Jugoslavija 3*, Muzikë live, Argëtim, Pije të përfshira. – €63
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Anije Kej I €65 ose në Hotel Jugoslavija* €63
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours