Dita e Parë, 29 Dhjetor 2016: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00. Mbrritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj. (Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1. (Opsionale) Hyrje në Kompleksin Ferrari, me rreth 20 xhiro dhe atraksione të ndryshme për të gjitha moshat. Kthimi në Dubai. (Opsionale), Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira, Muzikë dhe animacion. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt, 1 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë. (Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë, 2 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.00. Nisja me autobuzs nga Shkupi në Tiranë.
Në pagesë nuk përfshihen: • Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai. • Të gjithë Ekskursionet “Opsionale”. • Darka Speciale e Vitit të Ri.
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale: 1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79 2. Drekë ose Darkë në Hotel Burj Al Arab – €179 3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa – €49 4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow – €43 5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë – €47
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours