Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll ne oren 05:00. Mbërritja në Aeroport ne ora 08.35. Vizite te Kodra e te Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Vizitë në Taksim dhe në Galeri.. Transferta në hotel Akgun 5 yje dhe sistemimi ne hotel. Pas pushimit te drekes vizite ne qendren tregetare Historia.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Sarajet e Topkapise (hyrja opsionale me pagese ekstra 12.5 Euro), , ne Aquariumin e Stambollit(hyrja 15 euro), ne fund kohe e lire per shopping ne Kapali Carsi (Grand bazaar). Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Gar Muzik Holl (me €65 Pagesë Shtesë)
Dita e Trete: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: vizite tek Bazilika e famshme Shën Sofias(hyrja 12.5 euro), Xhamia Blu, Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Shetitje ne pjesen Asiatike te Stambollit, ne lagjen Kadikoy dhe tregun qe ndodhet ne zone. Transferta me autobus për në Aeroport.
Kthimi eshte ne oren 22.20. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours