Programi: Dita e Parë, 29 Dhjetor 2019: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2019: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë. Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.
Dita e Katërt, 1 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë, 2 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.
OPSIONALE
– Darka e Vitit të Ri në Gar Muzik Holl * Darkë e shtruar Speciale * Pije pa limit * Shampanjë në orën 24.00 * Shfaqje, Muzikë live dhe DJ * Kërcimtare Haremi
– Darka e Vitit të Ri në Hotel Eresin TopKapi 5* * Koktej Mirseardhje në orën 09.30 * Darkë e shtruar Speciale * Pije pa limit * Shampanjë në orën 24.00 * Muzikë live dhe DJ * Kërcimtare Haremi
Me Shume Detaje: Në pagesën përfshihen: -Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus, -Akomodimi në hotel me 3*, -Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit. -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit) -Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit -Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.
Në pagesë nuk janë përfshirë: – Hyrjet në Muzeume dhe Monumente. – Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. -Darka e vitit të Ri me zgjedhje opsionale ose në Gar Muzik Holl (me €59 Pagesë Shtesë) ose në Hotel Eresin TopKapi 5* (me €79 Pagesë Shtesë)
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours