Detaje rreth programit:
Dita e Parë, 28 Nëntor 2015: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.25, Mbrritja në Barcelonë në orën 21.10. Transferimi në Hotel në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë, 29 Nëntor 2015: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Pasdite e lirë.
Dita e Tretë. 30 Nëntor 2015: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Pasdite e lirë.
Dita e Katërt, 1 Dhjetor 2015: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.45. Mbrritja në Shkup në orën 24.30. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours