Dita e Parë, 14 Shtator 2015: Nisja me Autobus nga Tirana 02:00 am për në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat – Moskë, për në aeroportin e Domodedovo. Mbërritja në Moskë në orën 14:20. Gjatë ditës së parë do të behet një vizitë panoramike në dy vendet më të bukura panoramike të Moskës. Fillimisht do të shkohet tek Universiteti i Moskës Lomonosov për një vizitë panoramike dhe për fotografi, në vazhdim do të bëjmë një kalim nga Harku i Triumfit të qytetit dhe do të shkojmë tek kodra Poklonaya. Vazhdimi pët t’u akomoduar në hotel. Akomodimi në hotel. Darka e lirë. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë, 15 Shtator 2015: Mëngjesi në hotel. Rreth orës 09:00 do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek Pallati Kuskovo e shek. 18-te, e familjes Sheremetev. Gjatë drekës do të shkojmë tek kompleksi Kolomenskoye, dhe më vonë tek Galeria Tretyakov Palit.Gjate pasdites do vizitohet Parku Gorki. Vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë, 16 Shtator 2015: Mëngjesi në Hotel. Vizita do të vazhdojë tek Sheshi më i famshëm i Rusisë, Sheshi i Kuq, ku do të vizitohen Katedralja e Shën Vasilit, Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Gjatë pasdites do të vizitohet Katedralja e Krishtit Shpëtimtar. Në fund do shkohet tek Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Kthimi tek Sheshi i Kuq, ku do te qendrojme tek Qendra Tregtare GUM, dhe në darkë rreth orës 21:30 do te nisemi drejt Lenigradski Vokzal. Nisja me trenin Grand Express drejt Shën Petërsburgut në orën 23:40. Akomodimi në tren në Kabina 4-she.
Dita e Katërt, 17 Shtator 2015: Mëngjesi në tren. Mbërritje në Shën Petersburg në orën 08:40 am. Fillmisht do të fillojmë guidën tonëpanoramike të qytetit nga Bulevardin Kryesor i qytetit Nevski Prospekt për t’u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t’u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kryqëzori Aurora, Kollona Rostal. Në vazhdim do të vizitojmë muzeun më të rëndësishëm në Rusi, i cili njihet edhe si Luvri i Rusisë, Pallatin Dimëror Carik, Muzeun Hermitage si the Sheshin e Pallateve ku gjendet edhe Kollona e Alexandrit. Kaloresi Prej Bronzi si dhe në fund Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit që derdhi gjak. Më pas do të vizitohen edhe Katedralja e Shën Isaakut.
Dita e Pestë, 18 Shtator 2015: Mëngjesi në Hotel. Dita e fundit do të vazhdojë me Pallatet e Mrekullueshme Carike si Pallati Peterhof dhe kopshtet e tij dhe me vonë do të shkojmë tek Pallati i Katerinës. Pasditja e lirë.
Dita e Gjashtë, 19 Shtator 2015: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroport rreth orës 09:00. Udhëtim me avion nga Aeroporti i Shën Petersburgut Pulkovo për në Tivat është në orën 12:35 pm. Mbërritja në Tivat në orën 14:55. Nisja me autobus nga Tivati për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në orën 21:00.
Opsionale:
– Muzeu Hermitage;
– Pallati Peterhof;
– Pallati i Katerines;
– Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve;
– Kompleksi i Katedraleve ne Kremlin;
– Katedralja e Shen Vasilit;
– Fortesa e Shën Pjetrit edhe e Palit;
– Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjakun e tij;
– Katedralja e Shën Isakut;
– Pallati i Katerinës;
– Kompleksi i Katedraleve në Kremlin;
– Katedralja e Shën Vasilit;
– Pallati Kuskovo;
– Kompleksi Kolomenskoye;
– Galeria Tretyakov;
Me Shume Detaje: Në pagesë 699 Euro janë përfshirë: – Fluturimi vajtje – ardhje me avion Tivat – Moskë dhe Shën Petersburg – Tivat. – Transferimi nga Tirana në Tivat dhe Tivat – Tiranë. – Akomodimi në hotel me 4 yje. – Tranporti nga Shën Petersburgu në Moskë me trenin Grand Express Lux në kabina 4-she. – Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotelet dhe në tren. – Shoqërues shqiptar gjate gjithë kohës. – Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.
Në pagesë nuk janë përfshirë: – Pagesa e vizës prej 55 Eurosh. – Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours