Ky shkrim do t’ju japë një perspektivë direkte për vreshtat më të mira që gjenden në të gjithë botën. Seicili nga këto rrëfime serviret nga udhëtarë që e kanë jetuar personalisht eksperiencën e verës.
Me kaq shumë kombe në botë duke fluturar drejt panoramës së verës, ka shumë konkurencë në një treg ku dominojnë vendet që kanë një traditë të lashtë enologjike. Nuk është aspak një lajm i keq për ata që dashurojnë verën, që mund ta shijojnë atë nëpër vreshta në çdo cep të botës.
Në jugun e thellë të Gjermanisë ndodhet Baden, një rajon ekstremisht i gjallëruar që shtrihet në brigjet e ndriçuar të Liqenit të Costanzas në zonat e gjelbëruara të Pyllit të Zi. Klima është e njohur për temperaturat e buta dhe ditët me diell, faktorë që kontribuojnë në zhvillimin e verërave të bardha (në veçanti Pinot). Por nuk është vetëm degustimi që I bën këto vreshta të denjë për t’u vizituar: Meersburg, qytet antik i mesjetës që gjendet pikërisht në brigjet e Liqenit të Costanzas, është një destinacion shumë i bukur piktoresk. Staatsëeingut përveç të tjerash ofron degustimin e verës në kantinën e saj.
Në Australi gjenden më shumë se 2.400 kantina të shpërndara në më shumë se 65 rajone që prodhojnë verë. Kështu që nuk është çudi që ofron disa nga eksperiencat më të mira dhe entuziaste në botë të degustimit të verës. Ajo e Leeuëin Estate spikat për cilësinë.
Ky vresht që ndodhet në lumin Margaret është një nga më prestijozët në vend. Prodhon verëra të bardha të shkëlqyera dhe është i specializuar në Chardonnay, Sauvignon Blanc, Shiraz, Cabernet Sauvignon, Riesling dhe Semillon. Si pjesë të turit do të kenimundësinë të uleni në restorantin brenda vreshtit dhe do të shijoni, jo vetëm verërat më të miraqë zona mund t’ju ofrojë, por edhe pamje të mrekullueshme të oqeanit. Për më tepër ka organizime special si leksione për kuzhinën, darka e enogastronomike dhe koncerte festive.
Vreshti i Loma Larga, i renditur mes100 kantinave më të mira të 2011, gjendet në Kili dhe është një vend fantastik për të apasionuarit e verës. Turi i organizuar do t’ju shpjerë në një udhëtim drejt 350 llojeve të ndryshme të mrekullueshme të terrenit ku mund të shihni gjithçka, nga trëndafilat me ngjyra, portokallet e pemët e bajames , kantinat të mbushura me fuçi për të përfunduar tek degustimi ku mund të shijoni një përzgjedhje fantastike të verërave autoktone. Shumë njerëzve do t’ju duket e çuditshme që Kili ka një industri të fort të verës, por produkti final është shumë i vlerësuar përsa i përket cilësisë.
Edhe pse Kreta nuk ka ndonjë reputacion të madh përsa i përket verës , ky vresht është përfshirë në listën e vreshtave më të mirë të botës përsa i përket atmosferës së tij të mrekullueshme. E pozicionuar në majë të një kodre, gjithë c’duket mbikëqyr vreshtat që shtrihen të dembelosura dhe të magjeps me bukurinë e saj.
Edhe pse Tamiolakis është një kantinë moderrne (e përfunduar në 2004), ndodhet vetëm 5 km nga një shtrydhëse rrushi 4000 vjeçare, në Vathipetro: një vend shumë intersantpër të apasionuarit e historisë.
Languedoc- Roussillon është rajoni më i madh i prodhimit të verës, dhe nuk ka ndonjë gjë për tu habitur që turret më të mira për verën organizohen këtu. Një nga më më të mirët organizohet në Chateau Rives-Blanques pranë Limoux, një strukturë drejtuese famljare që ndodhet në këmbët e Pireneive të mrekullueshëm. Turi do të parashikojë një shëtitje në vresht dhe në kantinat e mbushhura me fuçi lisi të vjetër të paktën 200 vjeçar, që I jep verës atë shije unike. Enotekat janë shumë të famshme (popullore) në Francë dhe janë një vend fantastik ku mund të degustosh verërat autoktone të gjenerataqve të vjetra.
Si e ndalur në kohë, Umbria është një vend për t’u vizituar për të kuptuar Italinë. Nuk ka të njëjtin atraksion turistik si zonat e tjera të vendit, por për njerëzit që duan verën është një vend që duhet parë me se s’ben. Kombinimi i kuzhinës së mrekullueshme dhe verërat e shkëlqyera janë kali i fitores së Umbrias. Rajoni është i pasur me art dhe kulturë dhe në brendësi të tij ka qyteza të ndryshme mesjetare. Shefi i famshëm Gianfranco Vissani ka hapur restorantin e tij “Vissani” pikërisht në Umbria, vendi ideal për për të shijuar ushqimin dhe verërat italiane të cilësisë së lartë. Për një tur të verërave këshillohet Gusto, që ofron një ditë të tërë dedikuar mkësimit të degustimit enogastronomik tipike italiane e mbi të gjitha pamje të mrekullueshme të natyrës
Ky vresht ndodhet në Forkun Verior të Ishullit Long dhe mund të vizitohet përgjatë një turi një ditor. Mund të jetë një ditë pushimi frenetic në New Yorkun që nuk fle kurrë. Pronarët e kësaj strukturte të mrekullueshme organizojnë programin “Nga Nga hardhitë tek vera” gjatë të cilit ilustrojnë mbledhjen e rrushit vizitorëve. Është një eksperiencë e gërshetuar mes mësimit dhe një rast për të shijuar verëra të mira të prodhuara nga Sannino Bella, që përfshijnë Merlot, Cabernet Sauvignon e Chardonnay.
Rajoni i Rojas shtrihet gjatë brigjeve të lumit për 120km. Rajoni është i njohur që prej kohës së romakëve e aty ka ka kantina antike të rrënuara por që mund të vizitohen edhe sot. Një nga kantinat më të mira të zonës është Artadi. Turet janë të organizuara me takime dhe do t’u shpien në zemër të strukturës deri në dhomën e degustimit. Ky vresht ka prodhuar disa nga verërat më të mira të Riojas të tregut të brendshëm të përdiutshëm. Ia vlen të vizitohet nëqoftëse do të rastisni në zonë!
Kjo është një nga zonat më të rëndësishme për verërat në Argjentinë dhe është përgjegjëse për 2/3 at e prodhimit të përgjithshëm të vendit në këtë drejtim. E ndodhur në këmbët e Andeve, vështirë të gjendi në botë një vresht në një vend të mrekullueshëm sa ky. Malbec është kali argjentinas i betejës dhe ka famë botërore mes ekspertëve të sektorit. Kjo verë e ka origjinën nga veriu i Francës, por u soll në Argjentinë në shekullin e XIX, ku ka lulëzuar deri në ditët e sotshme. Turet e verës Malbec Symphony janë një mënyrë fantastike për të vlerësuar plotësisht të gjithë vreshtat që gjenden në Mendoza. Turet ofrohen në shumë gjuhë të botës me shoqërues që do t’ju tregojnë vendet më të mira dhe më të bukura të rajonit.
1. Vreshtat e Capos, Afrika e Jugut
Vreshtat e Capos gjenden shumë pak larg qytetit të Capos dhe jo larg nga i mrekullueshmi Garden Route. Vera afrikano jugore është bërë gjithmonë e më shumë popullore dhe e njohur për të apasionuarit e sektorit duke e bërë zonën një destinacion për t’u vizituar. Chamonix është një vresht i ri me restorant shumë premtues. Me një kantinë dhe sallë degustimi të ndërtuar brenda një ndërtese të vjetër të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Nuk bëhet fjalë për një vresht me traditë europiane, këtu kanë qejf të eksperimentojnë me fuçi të tipeve të ndryshme për të kuptuar se në c’mënyrë alternohen shijet e verërave. Nëqoftëse dëshironi një eksperiencë ndryshe dhe të gëzueshme, atëherë Afrika e Jugut bën për ju!
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours