Nëqoftëse nuk e pranoni dot arrdhjen e stinës së ftohtë, nëqoftëse nuk keni dëshirë të merreni me rregullimin e dollapit duke nxjerrë rrobat e dimrit si pulovrat, pantallonat e trasha, palltot, shajetdhe nëse keni nëpër sirtarë ende t-shirtet dhe rrobat e lehta të verës, pushimet në det, ndoshta në një parajsë ekzotike do ishte c’do kishit nevojë.
Kemi përzgjedhur 15 destinacione ekskluzive në të cilat do t’i përballoni më së miri temperaturat duke shijuar detin e kristaltë, nga Madagaskari në Meksikë, nga Bahamas në Seychelles: do t’ju duhet vetëm të mendoni se si do kënaqeni dhe qetësoheni në plazhet super të bardha dhe të paprekura.
SEYCHELLES
Dyndje turistësh që vijnë cdo vit nga anëmbanë botës, shkoni në ishujt Seychelles nëqoftëse dëshironi të mbushni sytë me të bukurën. Një arkipelag me 115 ishuj spektakolarë, pjesë e ujërave të oqeanit Indian, me një pasuri të peizazhit kaq të pasur sa do t’ju magjepsë, mbi dhe nën ujë: kjo është parajsa dhe dimri periudha më e mirë për zhytje. Mahè dhe Digue janë ishujt më të kërkuar, por përsa i përket plazheve të bukura ka pafund: nëqoftëse ju pëlqen aventura, zbavituni duke eksploruar, do të jetë një eksperiencë unike. Merrni me vete në valixhe gjithë c’duhet për këtë sport. Gati për zhytje?
FUERTEVENTURA
Lumenj të mrekullueshëm, ujëra ëndrrash, plazhe të bardhë me rërë të hollë. Por edhe vullkanë, duna rëre dhe pyje të dendur: ky ishull i Kanarieve me origjinë vullkanike, në Oqeanin Atlantik, s’mundet tjetër vecse t’ju rrëmbejë. Shijoni peizazhet befasuese, shfrytëzoni erën nëse dashuroni ëindsurfin dhe shtrihuni nën diell në plazhin e gjatë dhe të artë të Cofete, në ekstremin jug – perëndim të Fuerteventura. Mos harroni të provoni ushqimet tipike të frutave që kjo tokë ofron, si papaja, avokado, mango ?
C’mund të kërkosh tjetër prej jetës?
SHARM EL-SHEIKH
Shtretër deti të një bukurie të pabesueshme, me një gumë koralore shumë të pasur; magjia e shkretëtirës krijon një atmosferë unike; ajri me aromë erëzash dhe historia e kultura e një populli shumë të lashtë, ndër të parat e qytetërimit njerëzor. Jemi në Egjipt, në Sharm el-Sheikh, një vend që sigurisht është për t’u shënuar mes më të frekuentuarëve dhe të vlerësuarëve. Në gjirin e Aqabas, në ekstremitetin jugor të gadishullit Sinai, Sharm el-Sheikh është e lagur nga deti i Kuq dhe garanton tërë vitin një klimë shumë të nxehtë. C’të thuash? Ndiqni verën!
SRI LANKA
Adhuroni mrekullitë e Unaëatuna, një nga plazhet më të bukura të botës, e më pas ëndërroni me sy hapur spektaklin kur dielli përballë zhytet në ujërat e Oqeanit Indian në orët më të ëmbla të ditës,ndoshta mund të jeni edhe pranë të dashurit të zemrës duke e shijuar këtë pamje. Sri Lanka është një tokë magjke, e pasur me plazhe të gjatë dhe hije që krijohen nga palmat e kokosit. Bëni një zhiro edhe në Mirissa, ose Tangalle, mes lokaliteteve më ekskluzive, në të cilat mund të shikoni lehtësisht breshkat e ujti, që shkojnë të bëjnë vezët atje, gjatë natës. Paisuni me makinë fotografike, do t’ju duhet!
CAPO VERDE
Një vend si Parajsë, i pacënuar, i egër: me një fjalë: autentik! Jemi duke përshkruar plazhet e Capo Verde, një arkipelag i magjishëm prej dhjetë ishujsh larg brigjeve të Senegal. Më të afërtat me brigjet afrikane, Ilha do Maio, Ilha do Sal e Boa Vista, ofojnë plazhe të qarta dhe të gjera, ndërsa të tjerat janë më shkëmbore (duke qenë se janë vullkanike disa prej tyre janë me rërë të errët). Shkoni në sa më shumë ishujsh për të vlerësuar ndryshueshmërinë e peizazheve dhe përpiquni të mos humbni Praia de Chave, në të cilin dunat e rëravetë arta hidhen direkt në ujërat blu, për një atmosferë që të mban frymën. Jemi të sigurt që nuk do të dëshironi të largoheni më prej aty!
MAURITIUS
Një plazh me rërë të bardhë e të butë, një det me një mijë tonalitete të ngjyrës gurëkali, në të cilin mund të zbulosh “katedralen”, një arkitekturë madhështore shkëmbore. Jo, nuk është një ëndërr: është plazhi i Flic dhe Flac, në ishullin Mauritius. Në ujërat prej smeraldi të Oqeanit Indian, kjo ish koloni britanike është një xhevahir i vërtetë. Etni dhe kultura të ndryshme përzihen në një gërshetim shumë të bukur, ashtu si peizazhet e larmishëm dhe mahnitës. Për t’u nisur drejt kësaj mrekullie, nuk është e këshillueshme periudha shtator-prill, për arsye se ditët janë shumë të nxehta dhe me lagështirë: mund t’i bëni gati valixhet tani! J
TAILANDA
Histori, art, kulturë, gastronomi, natyrë: Tailanda është një miks fitues, nëqoftëse kjo do jetë zgjedhja jote, nuk do pendohesh. Duke u zhvendosur në juglindjen aziatike, në kufi me Laos, Kamboxhia, Malajzia dhe Birmania. Brigjet e Tailandës, që është e lagur në Perëndim nga Deti i Andamane dhe në Lindje, nga Gjiri i Siamit, nga Deti Kinez perëndimor, shtrihen më shumë se 3.000 km, mes plazheve, shkëmbinjëve dhe lagunave. Dhe më pas janë ishujt, parajsa të vërteta tokësore. Ishulli i Phi Phi, për shembull, do t’ju bëjë të ndiheni mikroskopikë përballë brigjeve sin ë ëndërr me mallet pas shpine; ashtu si Ko Samui e Phuket, vende shumë të bukur që ngjanë si piktura. Muajt më pak të nxehtë dhe me rreshje janë nga nëntori në shkurt. Prandaj, lëreni cadrën në shtëpi dhe merrni me vete vetëm valixhen dhe dëshirën për të zbuluar e për t’u kënaqur . Rrugë të mbarë!
MALDIVE
Ishuj të mrekullueshëm në mes të Oqeanit Indian, në jug e jugperëndim të Indisë; hotele të përshtatshëm për cdo lloj komoditeti dhe qetësie, peizashe si në kartolina. Fikni celularin dhe shkoni të dëgjoni detin dhe të fitoni paqen në këtë eden! Preferoni stinën e dimrit për t’u larguar, që është prej dhjetorit në prill, për të gjetur kushtet klimaterike më të favorshme dhe të kënaqeni?! Përvec bukurisë së natyrës, edhe vizita nëpër qytete dhe praktika e sporteve të panumërta të ujit do t’ju lërë pa fjalë. Nuk ju mbetet gjë tjetër vecse të hapni sytë dhe gojën nga mrekullia, përballë ngjyrave të ndezura dhe peshqve e koraleve dalin në blunë e thellë të ujit.
KUBA
Plazhe të një bukurie të rrallë, klimë e qëndrueshme dhe përherë e pëlqyeshme, ujëra nga më të nxehtët dhe të kristaltë të të gjithë zonën karaibike dhe një histori culture të lashtë, të një toke me një bukuri të rrallë. Kuba nuk mundet tjetër vecse t’ju rrmbejë zemrën, edhe falë pupplsisë dukshëm mikpritëse. Vizitoni kryeqytetin, i cili meriton vëmendjen tuajpër atmosferën që krijohet, me të vërtetë është unike në gjithë botën, e më pas vlerësoni plazhet, detin dhe diellin. Gjithashtu mos harroni të shijoni rumin e famshëm. Kuba është një ritëm që itë nxit, të përfshin. E pamundur t’i rezistosh! Kërceni edhe ju!
DUBAI
Është i dyti për nga madhësia, pas Abu Dhabi, mes 7 Emirateve të Bashkuara Arabe dhei pari për nga popullsia: zgjidhni Dubain nëqoftëse keni dëshirë të stakoheni nga lodhja dhe punët e të përfitoni diellin, detin dhe cdo luks të mundshëm. Në jug të Gjirit Persik, në Gadishullin Arab, Dubai është një ndërlidhje frenetikemes antikitetit dhe modernitetit, mes seriozitetit dhe madhështisë. Ju këshillojmë të merrni me qira një makinë, duke marrë parasysh distancat, me qëllim që të vizitoni gjithë qytetin. Jumeirah Beach Park është plazhi më i madh dhe i famshëm që do t’ju dhurojë moment qetësia të plotë.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours