Plazhi i Kakomesë!
Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine, që ka formën e një kryqi. Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërrin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arrin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm. Plazhi i Ksamilit
Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim. Këta janë ishuj të vegjël shkëmborë të vendosur pranë njëri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikërisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.
Plazhi i Gjipesë
Gjiri i Gjipësë është një nga gjirët më të virgjëra të Riviërës dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër. Arrihet përmës dëtit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Shën Theodhorit.
Gjiri i Gramës
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet ne rreze te shpatit perëndimor, shume te thikte tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
Plazhi i Jalës
Gjiri i Jalit pak minuta nga fshati Vuno është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin.Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh të Vunoit.
Dhërmi
Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, (që poeti romak Horaci i cilëson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.
Lukovë
Lukova është një fshat bregdetar në jug-perëndim të Shqipërisë në rrethin e Sarandës.
Plazhi Palasë në Vlorë
Palasa / Palasë eshte fshati i parë i krahines se Himares, pasi kalon qafen e Llogarase dhe dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit (Kthesat në zhargonin e fshatit quhen 5 voltat, të cilat fillojnë nga kthesa e parë poshtë dhe përfundojnë me voltën e 5-të në vendin e quajtur Lapidari).
Velipojë
Velipoja është një fshat në komunën Velipojë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.
Shëngjini- “Rana e Hedhun”
Syri i kaltër!
Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours