DATAT E UDHETIMEVE :
GUSHT: 13-18, 20-25
HOTEL SUNRISE 3* HB – CMIMI €399/PERSON
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR HB – €429/PRSON
GUSHT: 27-01 SHTATOR
HOTEL SUNRISE 3* HB – CMIMI €369/PERSON
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR HB – €399/PRSON
HOTEL TESORO 3*S HB (mengjes+darke) HOTEL SUNRISE 3* HB (mengjes+darke) **PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 3 MINUTA DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE!!
Nisja nga Tirana ne mbremje ne oren 23:00 (NISJA KRYHET 1 DITE PERPARA DATES SE UDHETIMIT) Nisja nga Durresi ne oren 23:30.Nisja nga Tirana. Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 1 ore e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel. Darka ne Hotel.
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 Euro per person, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel. Darka ne hotel. Qendrim i lire ne qender te ishullit .
Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma, i cili eshte plazhi me i bukur i Lefkades. Me pas vizitojme qendren e ishullit deri pasdite. (TRANSFERTA KATHISMA-QENDER E ISHULLIT E PERFSHIRE NE CMIMIN E PAKETES) Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Darka ne hotel. Pas konsumimit te darkes, pergatitemi per Boat Party (opsionale 15 Euro/personi + 1 pije free). Nisim lundrimin per Boat Party ku atmosfera ne Anije behet elektrizuese me performance nga DJ i anijes si edhe te shoqeruara me drita dhe fishekzjarre per te bere te mundur nje super atmosfere e cila do tju shoqeroje deri ne mesnate.
Pas mengjesit, nisemi per ne Plazhin Agio Nikita & Milos Beach ku do te kemi qendrim per plazh deri pasdite. (TRANSFERTA ME BUS NE AGIO NIKITA-HOTEL E PERFSHIRE NE CMIMIN E PAKETES) Pas plazhit, kthehemi ne hotel. Darka ne hotel.
Qendrim i lire ne ambjentet e hoteleve perkatese.
Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 te darkes. Fundi i sherbimit tone.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours