Detaje rreth City Tourit:
Dita e Parë, 24 Mars 2015: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Ndalesë 2 orë në Dubrovnik, ku vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë, 25 Mars 2015: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë, 26 Mars 2015: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.
Dita e Katërt, 27 Mars 2015: Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë, 28 Mars 2015: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë, 29 Mars 2015: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Praga në mëngjes herët për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.
Dita e Shtatë, 30 Mars 2015: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours