Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 15.00. Mbrritja në Pisa më 16.50. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Firences. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Kthimi në Pisa, Shëtitje dhe Vizitë në Pisa. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në La Spezia në orën 08.30. Ndalesë në Stacionin e Trenit. Nisja me Tren për në Riomaggiore. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja me Tren për në Manarola. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja me Tren për në Varnazza. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja me Tren për në Monterosso. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë. Nisja me Tren për në Levanto. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Vazhdimi i Udhëtimit për në Rapallo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Nisja për në Portofino. Ndalesë dhe Vizitë në Portofino. Kthimi në Santa Margherita di Ligure. Vizitë e shkurtër. Vazhdimi i Udhëtimit për në Gjenovë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë Panoramike e Monumenteve Kryesore të Qytetit; Palaces në Via Garibaldi, Piazza de Ferrari dhe Teatri Carlo Felice, Via Balbi dhe Palazzo Reale, Katedralja San Lorenzo, Porti, etj. Vazhdimi i Udhëtimit. Nisja për në Varazze. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Nisja për në Savona. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Nisja për në Sanremo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 1 orë. Nisja për në Ventimiglia. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Shëtitje dhe Vizitë në Ventimiglia. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Menton. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Vazhdimi udhëtmit për në Monte Karlo. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Ndalesë në Monte Carlo, ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Vazhdimi udhëtimit për në Nisë. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Pasdite vonë Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 16:05. Mbrritja në Tiranë në orën 17:55.
Kujdes: Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
Në pagesën përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus dhe Tren. 3. Akomodim në hotel. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours