Të udhëtosh vetëm është një eksperiencë cliruese që të mundëson zbulimin e vetvetes, ngushton zonën e rehatisë dhe ushqen pasionet. Të bësh një udhëtim të tillë, të lejon të jesh e lirë për të krijuar programin tënd, të jesh sociale atëherë kur e dëshiron këtë gjë dhe të pushosh sërish kur ndjen se ke nevojë. Të udhëtosh vetëm të jep mundësinë për të njohur njerëz dhe për të krijuar lidhje të forta të mundshme, gjë që nuk mund ta bëje nëqoftëse do të udhëtoje e shoqëruar nga dikush tjetër.
Kjo është vetëzgjedhje ose sepse axhenda jote nuk përputhet me të dikujt tjetër, udhëtimi vetëm është një eksperiencë që cdo grua duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë.
Një grua e vetme në udhëtim, pyetja e parë dhe frika e parë që përjeton është: a do të ndihem e sigurt?!
Nuk është një pyetje e çuditshme duke pasur parasysh që 47% e agjentëve të udhëtimit vë në dukje shqetësimin e madh për gratë që udhëtojnë vetëm, të cilat mund të ndeshin në një situatë të rrezikshme.
Megjithatë edhe duke qëndruar në shtëpi, gjatë një udhëtimi e shoqëruar me të tjerë, ose vetëm duhet të jeni vigjilentë për c’ndodhë rreth e përqark. Duke arritur një ekuilibër të brendshëm mes masave mbrojtëse dhe besimit, të qenit të ndjeshëm, dhe duke i besuar instiktit në vendimmarjje, kjo duhet të ndodhë në cdo rast e pavarësisht se jeni vetëm apo të shoqëruar.
Ja një listë e destinacioneve më të mira dhe më të bukura për gratë që vendosin të udhëtojnë vetëm:
Roma është kryeqyteti i një vendi të njohur për romanca, ushqim të shijshëm, njerëz të bukur dhe modë frymëzuese. Udhëtimi në Romë është një eksperiencë që përmbledh të pesta ndjesitë. Duke shëtitur qark këtij qyteti elektrizues si grua e vetme të lejon të ndjehesh e plotësuar dhe e fuqishme, mendo që mund të ndodhë që të marrësh edhe një propozim për martesë.
Chiang Mai gjendet në ulëtsirën e Tailandës veriore, një orë fluturim nga Bangkok. Chiang Mai shfaq kulturën tradicionale të Tait , por në të njëjtën kohë të lejon të gjesh vetveten. Me gamën e ushqimeve vegjetariane, me stilet e ndryshme të Yogas, dhe mbi 300 tempuj Budistësh nëpër të gjithë qytetin, Chiang Mai është destinacioni perfekt si për ata që janë të fiksuar për udhëtimet dhe për shëndetin e subkoshiencës së udhëtarëve.
Chiang Mai është një qytet i sigurt për t’u shëtitur më këmbë , sidomos rrugëve dytësore ku mund të gjenden tempuj të fshehur dhe restorante të shëndetshëm. Aktivitetet që mund të kryhen në këtë vend janë shëtije me elefant dhe vizita në fshatrat vërdallë. Përsa I përket pazarit, nuk duhet të harroni tregun të dielën në darkë kur gjithë artizanët e qytetit dalin me prodhimet e tyre.
Goa është e ngrohtë gjatë gjithë vitit, me palma që mbulojnë të 30 plazhet e saj. Goa mirëpret gjatë vitit mbi 2 milionë vizitorë. Plazhi të dhuron më shumë një atmosferë perëndimore relaksuese ku rregullat e aplikuara në pjesën tjetër të Indisë mund të thyhen. Ky është një vend ku gratë që udhëtojnë vetëm mund të ndjehen të sigurta dhe të lira për të shëtitur dhe shijuar qytetin.
Plazhet e Arambol dhe Mandrem në very, dhe Palolem e Patnem në jug janë vende të mrekullueshme për të shijuar rrezet e diellit duke dëgjuar muzikë. Mund të meditoni, të ndiqni kurse yoga dhe të shijoni kuzhinë ndërkombëtare ndërsa mikloni diellin që perëndon mbi oqean.
Melbourne i njohur për kulturën artistike, për cmime mbi kulinarinë, muzikën live dhe vendi më i mirë për të bërë pazare. Qyteti i Melbourne është i sigurt, interesant, dhe shumë i gjallë për gratë që udhëtojnë vetëm.
Përfitoni nga transporti publik ku sistemi I këtij qyteti në këtë drejtim është shumë eficent, merrni tramin për në rrugën St. Kilda ku mund të uleni për kafe me një libër në dorë ose të argëtoheni në Luna Park. Për pazare mund t’I drejtoheni rrugës Chapel Street në Prahran ose Brunsëick Street në Collingëood dhe Fitzroy. Mund t’ju interesojnë edhe festivalet ku mund të hyni falas, ose nëqoftëse e vizitoni këtë vend në muajin janar mund të shikoni live në Australian Open kampionatin e tenisit .
Tulum shtrihet në Detin e Karaibeve, vetëm pak orë në jug të Cancun dhe Playa Del Carmen. Rëra e bardhë e plazheve të Tulumit dhe uji në ngjyrën akuamarinë janë mjaftueshëm për të qetësuar këdo në gjendje të lumtur. Tulum është qytet shumë i bukur, i sigurt dhe i qetë. Ai është një vend tropical i izoluar që vetëm turistëve u jep të drejtën e pushimeve të qeta ku mund të ushtrojnë edhe yogën.
Ruinas de Tulum, Mexico — El Castillo of Tulum — Image by © Jose Fuste Raga/Corbis
Të ekplorosh rrënojat e dhe të notosh në gropat me ujë është një mrekulli e vërtetë.
Maui të sjellë shpirtin e Aloha në jetën tënde dhe të mban peng zemrën me brigjet e saj të bukura dhe lulet shumëngjyrëshe. Si një ishull i sigurt, Maui ka shumë aventura që mund t’i ndërmarrë një grua që udhëton vetëm.
Për ushqim të mirë mund t’i drejtoheni Mana Foods në periferi të Paia-s dhe mos harroni festën që bëhet në rrugën Makaëao në cdo të premte të tretë të muajit. Merrni rrugën skenike të Hanas që të shpien në ujëvara dhe pishina.
Ubud është rrethuar nga orizoret dhe pyjet e harlisur. Ubud është si një gur i hedhur larg nga oqeani, është një parajsë udhëtimi për gratë që duan të udhëtojnë vetëm.
Është e lehtë të shëtisësh anembanë këtë vend dhe të takosh njerëz. Qyteti i Ubud krenohet me ushqimin e shëndetshëm dhe të shijshëm përtë cilin mund të paguani nën 5 dollarë. Mund të bëni Pazar me cilësi të lartë në magazinat e stilistëve të zonës.
Mund të përshëndeteni me majmunët e zonës në Pyllin e shenjtë të Sanctuari, mund të përfshiheni në jetën e fshatit dhe në turin me bicikleta. Këshillojmë që të mos humbisni klasën e yogas dhe një masazh luksi me cmimin e vendit.
8. Santa Monica, SH.B.A
I ndodhur në Bregun e Paqësorit Perëndimor të Kalifornisë Jugore, Santa Monica ka një kulturë plazhi dhe emocione të vecanta.
Duke u takuar me fqinjët në rrethinat Hipster të Venedikut, Santa Monica ofron një sërë aktivitetesh dhe vendesh për të gjithë llojet e udhëtarëve, duke përfshirë edhe gratë udhëtojnë vetëm.
Nëqoftëse nuk ke dëshirë të marrësh rrezet e diellit në plazh mund të shijosh temperaturat e ngrohta, të ndërmarrësh një rrugë prej 42 km me bicikletëduke shkuar nga Santa Monica në plazhin e Redondos. Atje madje mund të shohësh edhe ndonjë personazh publik. Mund të pish lëng frutash bio në Main Street në një prej bareve të shumta me lëngje të tilla , të marrësh pjesë në një klas yoga apo edhe të drekosh me menu vegane në të famshmen Cafe Gratitude.
I rrethuar nga një arkitekturë e bukur, muzeume të famshme në rang botëror dhe canals, Amsterdami është një qytet i sigurt, miqësor dhe emocionues me kaq shumë gjëra për të eksploruar vetëm. Asnjëherë nuk ke për t’u mërzitur.
Nëqoftëse nuk je në qytet për një tur më kmbë, bëj sic bëjnë vendasit, merr një bicikletë ndërsa zbulon historinë e muzeut të Van Gogh dhe shtëpinë e Anne Frank. Mund të eksplorosh qytetin përmes ujti me anije, të ndjesh aromërat e tulipanëve të bukur në muzeun e tulipanëve. Gjithashtu mund të shkosh në qendrat tregtare Kalverstraat dhe Leidsestraat për pak terapi.
Peru ndodhet 3,400 metra mbi nivelin e detit. Cusco është kryeqyteti kozmopolitan i Incas në Peru dhe një portë për në Machu Picchu. Si një qytet që turizmi lulëzon, Cusco është një destinacion i sigurt për gratë që udhëtojnë vetëm dhe ofron aktivitete argëtuese.
Në këtë vend mund të admirosh arkitekturën baroke nëqoftëse ecën më këmbë nëpër qytet. Kuzhina e vendit është e shijshme. Mund të eksplorosh natyrën duke kalëruar dhe të vizitosh rrënojat e Incan pranë Sacsayhuaman (që do të thotë “grua seksi”).
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours