Duhet të krahasohen me detet dhe lumenjtë e shpesh ne i harrojmë ata… liqenet!
Në botë gjenden një pafundësi me liqene, të mëdhenj e të vegjël, natyral ose artificialë, por sigurisht shumë të bukur, të karakterizuar nga ujërat e tyre të qetë dhe (pothuajse gjithmonë) të ëmbël.
Ne do t’ju prezantojmë me 10 liqenet më të mëdhenjë në botë me shpresën që t’ju ndihmojmë në udhëtimin e radhës që do të vendosni të ndërmerrni.
Ky do të jetë një udhëtim drejt qetësisë dhe paqes?
Me një sipërfaqje prej 371.000 km katrorë, prek Ajzerbaxhanin, Iranin, Kazakistanin, Rusinë dhe Turkmenistanin dhe është liqeni i kripur më i madh në botë.
Ndodhet mes Kanadasë dhe SHBA-ve, në zonën e Liqeneve të Mëdha. Është liqeni i parë me ujë të ëmbël në botë me një sipërfaqje prej 82.414 kilometër katrorë.
Është liqeni më i madh i Afrikës, ka një sipërfaqje prej 69.485 kilometra katrorë dhe prek territoret e Kenias, Tanzanisë dhe Ugandës.
Është një nga 5 Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut përsa i përket sipërfaqjes, menjëherë pas liqenit Superior. Edhe ky gjendet mes Kanadasë dhe SHBA-ve. Sipërfaqja e tij është 59.596 kilometra katrorë.
Edhe ky liqen hyn tek Liqenet e Mëdhenj, edhe pse është i vetmi që bën pjesë në territorin e SHBA-ve. Ka një siopërfaqje prej 57.750 kilometra katrorë dhe mbi brigjet e tij shtrihen qytetet e Chicagos e Milëaukee.
Me sipërfaqje 31.500 kilometra katrorë i përket Rusisë aziatike. Bën diferencën sepse është liqeni më i thellë në botë.
Pas atij të Baikal, është liqeni i dytë më i thellë në botë. Ka një sipërfaqjeprej 32.893 kilometra katrorë dhe shtrihet mes shumë vendeve afrikane në të cilat; Burundi, Republika Demokratike e Congos, Tanzania dhe Zambia.
Mbulon një sipërfaqje prej 31.080 kilometrash katrorë dhe për këtë është liqeni më i madh prej liqeneve që gjenden në territoret kanadeze veriperëndimore.
Ka një sipërfaqje prej 30.044 kilometrash katrorë dhe3 shtrihet mes Malaui, Tanzanisë dhe Mozambikut, është i njohur si liqeni i Nyasa, Nyassa ose Niassa.
Ndodhet në Kanada dhe është liqeni më i thellë i Amerikës së Veriut. Ka një sipërfaqjeprej 28.930 kilometrash katrorë.
Keni parë ndonjë prej këtyre cepave të Parajsës? Mund të na i tregoni eksperiencat tuaja J!
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours