TripAdvisor ka renditur 12 vendet si në përralla, që relaisht ekzistojnë dhe ju mund t’I vizitoni të paktën një herë në jetë. Renditja vjen sipas përshtypjeve të turistëve e shoqëruar me mendimin e tyre rreth vendeve të vizituara.
1-Venecja e vogël
Colmar, Francë
“Një vend shumë fotozhenik dhe romantik ku të jepet mundësia ët eksperiemntosh shëtitje te shkurtra me gondola përmes rrugëve të ngushta”
2-Ta Prohm
Siem Reap, Kamboxhia
“Një betejë e vjetër mes një tempulli të lavdishëm dhe nënës natyrë, një mjedis magjik
për një novelë aventure për fëmijë ”
3-Pylli i shiut i Hoh
Washington, SHBA
“Vend i mrekullueshëm. Unë ndjeva se s’do të kishte vend tq dytë kaq përrallor sa ky… Ishte i mahnitshëm dhe shumë i bukur.”
4- Kështjella Neuschwanstein
Bavaria, Gjermani
“Po të rrëfehem tani, nëqoftëse beson në përralla, duhet të shkosh atjë.”
5-Gardhet e errëta (The Dark Hedges)
Ballymoney, Irlanda e Veriut
“Pemë fantastike në një rrugë të cuditshme. Duket si një jetë e ardhur nga ndonjë roman.”
6-Carmel Village
California, SHBA
“Oh sa e desha këtë qytet të vogël bregdetar…Tamam si një përrallë…sa do të dëshiroja të jetoja atje!…”
7-Chateau de Chenonceau
Chenonceaux, Francë
“Mbreësëlënëse nga jashtë, tepër i këndshëm nga brenda …. Është aq i bukur, saqë është e vështirë ta lësh.”
8-Qendra historike e Cesky Krumlov
Cesky Krumlov, Republika Ceke
“Cesky Krumlov është një vend magjik… ka një cilësi përrallore, është tërësisht i këndshëm.”
9-Waitomo Glowworm Caves
Waitomo Caves, Zelandë e Re
“Nuka k gjë më magjike se sa të lundrosh poshtë duke kërkuar në shpellat me ngjyra të ndezura…… partneri im mbeti pa fjalë ”
10-Quinta Da Regaleira
Sintra, Portugali
Nëqoftëse ju keni fëmijë, cojini aty. Tregojuni atyre …për magjinë e mirëfshehur në thellësinë e brendakopshtit. Lëreni veten të ëndërojë…”
11-Abbaye du Mont-Saint-Michel
Mont-St-Michel, Francë
“Mos e humbni mundësinë për të shëtitur në rrugët e ngushta netëve dhe të mikloni yjet: Rruga e qumshtit është aq pranë jush, saqë do t’ju duket se do ta prekni atë!”
12-Qyteti i vjetër
Hallstatt, Austria
“Ne kurrë s’kemi parë dicka kaq sharmante sa ky vend më parë. Ishte vërtet si një përrallë.”
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours