Winter Park, Colorado, USA --- Grinning family skiing together --- Image by © Don Mason/Blend Images/Corbis
Në shtëpinë e Santa Claus
Jeni duke menduar këto ditë për pushime me familjen, edhe për një ditë të vetme apo fundjavë, për të shijuar pak atmosferën dhe magjinë e Krishtlindjeve? Ja disa propozime për të gjitha familjet sipas mundësive!
“I dashur Babagjysh, këtë vit do të doja të bëja pushime të bukura me familjen time!” Magjia e pushimeve të bardha të Krishtlindjeve në mal është një ëndërr për shumë njerëz, por si të ndërthurësh kërkesat dhe dëshirat e të mëdhenjve me të të vegjëlve? Nga nevoja e prindërve për qetësi absolute në të njëjtën kohë dëshira dhe detyra për t’i garantuar fëmijëve pushime zbavitëse gjatë gjithë kohës me të gjithë sigurinë e mundshme, kjo është e mundur.
Në pistë me mbretin Laurino…
Ajo që bën të pagabueshme zonën e Carezza në Bolzano është pamja tipike e Dolomiteve me liqenin e Carezza dhe dy masivët e Catinaccio e të Latemar që kanë ngjyrë rozë në perëndim, por edhe fakti i të qenit një nga zonat e skive më me diell në Alto Adige, me një mesatare prej 8 orësh në ditë diell. Në këtë vend janë 40 km pista për të gjitha shijet dhe shumë mundësi për fëmijët që pëlqejnë sportin në dëborë, mes tyre shkollën e skive Re Laurino, protagonist i legjendave të zonës. Për pushime me qëllim skiimin është Hotel Moseralm, hotel shumë i mirë mbi pistë që administrohet nga një familje kampionësh me një pamje që të merr frymën në një panoramë si në kartolina.
… ose me ariun Bruno
Në qendrën e skive Latemar, në Obereggen Bolzano, të apasionuarit e snowboard dhe të udhëtimit me slitë, në këtë vend gjejnë bukë për dhëmbët e tyre, ndërsa fëmijët zbaviten kaq shumë me ariun Bruno, ari pellush në përmasa të mëdha që gjendet në zonë.
Për të bërë ski mund të akomodohesh në Hotel Pfösl i Nova Ponente, i pozicionuar në një vend idilik jashtë turizmit të masës. Është një vend për ata që kuptojnë dhe e duan shumë malin: i izoluar mbi një kodër, i rrethuar nga pyje dhe fusha me dëborë, ideale për një shëtitje me raketa dëbore.
Dëborë romantike në S.Martino
San Martino e Castrozës (Tn) shtrihet në një luginë nga e cila vështrohet një nga pamjet më sugjestionuese të Dolomiteve, dhe impiantet (të cilët arrihen me autobusin e qendrës së skive falas). Janë 60 km pistë e shpërndarë në 3 rrethet kryesore, dy në anët e vendit, ndërsa i treti është pozicionuar në Passo Rolle.
Për të përjetuar këtu festën më të bukur të vitit mund të akomodoheni tek Hotel Regina, adresë romantike ku merr frymë një atmosferë të kohëve të tjera, me arredim me dru të errët. Një mbrëmje është e dedikuar verës brulè që shërbehet në kopësht ku mund të shijosh qiellin me yje të Pale të San Martino. Në fund, prag festa magjike me darkë nën dritën e qirinjve, dhuratat nën pemë, pritja e meshës në mesanatë dhe një risi: kori i Krishtlindjeve në kopësht që mirëpret të ftuarit me muzikën tradicionale.
Sesto Pusteria, hapat e parë në ski
Cdo ditë një aktivitet i ndryshëm për një javë vërtet të paharrueshme për të ftuarit e vegjël të Family Resort Rainer të Sesto Pusteria (Bz): nis me ditët e dominosë deri tek bojërat e ujit, tek krijimiet e vogla me dorë. Dhe jashtë vazhdon programi me gjetjen e thesarit, lufta me topat e dëborës, kërkimi i pemës magjike dhe ekskursionet me pishtarë. Fëmijët mund të mësojnë ski tek impianti i skive përpara hotelit duke përdorur tapetin magjik, ndërsa ata që janë ekspertë në ski mund të ngjiten me mësuesin e skive në Monte Elmo ose Croda Rossa. Përvec animimeve, për cdo mbrëmje ka koktei dhe pas darkës lojëra .
Natyrisht që mami dhe babi mund të zbaviten në ski falë pistës prej 50 km; sapo del nga hoteli drejt fushave të Croda Rossa e Monte Elmo, një nga pikat e nisjes për Dolomite Superski.
Ardhja në liqenin e Carinzia
Për të jetuar atmosferën magjike të Krishtlindjeve të vendeve në veri mund të ndërmerrni pushime në Carinzia (Austri) ku ofrohet mundësia për të jetuar ngjarjen me shumë aktivitete. Mund të shihni Fëmijën Jezus e Villach e Klagenfurt, me stallat, muzikë Gospel, verë brulè dhe biskota të sapobëra. Ngjarja i mrekullon vizitorët me një kurorë lundruese në liqenin Wörthersee dhe me ëngjëjt e yjet përgjatë brigjeve të saj me dëborë. Festa vazhdon edhe pas Kritlindjeve me tregjet e Vitit të Ri, nga 27 në 31 dhjetor, me gjithcka nevojitet për të përballuar Vitin e Ri! Dhe për pushime me dëborë është qendra e skive Pramollo me më shumë se 100 km pistë. Mes shumë strukturave akomoduese familjare këshillohet Hubertushof, në një vend me diell pak kilometra larg qendrës së skive. Shërbimi i shkëlqyer për fëmijët është garanci për pushime magjike familjare.
Në Castelrotto, San Nicola e Krampus
Festa e San Nicolës kremtohet mbrëmjen e 5 dhjetorit në vendet e Europës veriore, por edhe në harkun alpin, me sfilata në rrugët e vendit me shenjtin të shoqëruar nga ëngjëjt dhe shërbëtori Davide, të cilët u shpërndajnë ëmbëlsira dhe karamele fëmijëve. Ndërsa Krampus, shoqërohen nga një rresht djajsh të zemëruar, të armatosur me fshikuj dhe zinxhirë, njerëz me maska diallëzore e të frikshme, me rroba të shqyera e të pista, që bredhin nëpër rrugë duke provokuar zhurma me kambana e në kërkim të fëmijëve për të luajtur me ta.
Në Ortisei si në Disneyland
I rrethuar nga spektakli i Dolomiteve, Hoteli Spa Grand Cavallino Bianco i Ortisei (Bz), në rrugën Gardena, është një hotel i dedikuar fëmijëve dhe familjeve, nga ato me shumë pjesëtarë deri tek ata që janë single me fëmijë, prindër të rinj me beben e tyre të parë deri tek ata që për pushime marrin fëmijët adoleshentë. Këtu në fakt vlen vetëm një rregull: të marrësh me vete pasardhësit sepse filozofia e hotelit është që të zbavisë sa më shumë të vegjjlit, por mbi të gjitha t’u mundësojë prindërve të shijojnë pushime të mrekullueshme. Struktura garanton një asistencë të vazhdueshme për fëmijët duke nisur nga bebet një muajsh: personel i kualifikuar, vend lojërash i mrekullueshëm, menu menduar enkas për ta. Për prindërit, ka një qendër estetike të madhe.
Lugina e Tures e Aurina, ski falas
Në luginën e Tures e Aurina (Bz), zona më veriore e Italisë, pistat janë të hapura nga 3 dhjetori deri në prill. Risia më e madhe është Alpine Coaster, pista për slita në Klausberg e aftë të entuziazmojë fëmijët, por për të kënaqur edhe të mëdhenjtë.Një km e gjysëm veprim dhe spektakël në mes të natyrës dhe maleve, që zbret drejt luginës deri në 10 m lartësi.
Është edhe pista e skive me disnivelin më të madh në gjithë Tirolin Jugor që do të entuziazmojë ekpertët: pista është nga 2400 në 900 metra.
Një udhëtim në zbulim të Rovaniemi, qyteti i Santa Claus, në Lapponia, ku gjenden shtëpia e tij, slita, zyra e tij postare. Ajo që e bën special një udhëtim në Rovaniemi është takimi ekskluziv me Babagjyshin në një shtëpizë në pyll me oxhakun e ndezur, dritat me ngjyra dhe një darkë të shijshme që përmbyllin kornizën e momentit të shumëpritur: Babagjyshi që vjen me slitën e vetë dhe shpërndan dhuratat që prindërit i kanë dhënë më parë.
Një udhëtim i paharrueshëm i shoqëruar me shumë aktivitete , si ekskursione, vizita në kopshtin zoologjik, festime dhe zbavitje në botën e magjishme të Santa Park.
Shopping dhe ëndrra
Kush ka një buxhet të kufizuar dhe nuk ka pushime, por në të njëjtën kohë nuk do të heqë dorë nga magjia e Krishtlindjeve sepse ëndërron me sy hapur, mund të vizitojë Fshatin e “Natale Flover të Bussolengo (Vr)” që për 2011, në vitin Ndërkombëtar të Pyjeve, i dedikon edicionin e tij të 15-të sigurisë së mjedisit. Fëmijët do të mbesin të mrekulluar kur do të gjenden në mes të një pylli magjik:një pemë e madhe që flet do t’i mirëpresë e do t’u shpjegojë atyre sekretet e pyllit, asistentët do t’i shoqërojnë ata tek slitat e Babagjyshit për t’i trainuar. Cdo fundjavë është një “Christmas Show” me pemë që kërcejnë dhe shkëlqejnë nën tingujt e muzikës e cdo të mërkurë e të premte “Christmas dance” për të gjithë fëmijët me Mamin Krishtlindje. Dhe në fund për kë dëshiron të bëjë një dhuratë speciale: pellushi i ëndrrave i personalizuar me rroba, byrzylykë dhe certifikatën e vetë të lindjes.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours