Albania
Është koha të entuziazmohemi!
Kush ankohet se në Tiranën tonë plot halle, nuk ka jetë artistike për të rinngjallur shpirtrat me pluhur e të fjetur, gabohet.
Ka ushqim të bollshëm në këtë drejtim, në këtë sezon të ri, për ne vendasit e sidomos për turistët e huaj që të na njohin e kuptojnë edhe në këtë këndvështrim.
Sepse kush investon në art e kulturë, investon për një të ardhme më të mirë të shoqërisë.
Sapo çeli siparin e tij dje në mbrëmje Edicionin e XIII Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIF).
“Burrnesha” mbërriti dje në Tiranë. Filmi i parë që nisi maratonën e 120 filmave që do të shfaqen për 9 ditë nëpër kinematë e Tiranës.
“Burrnesha” me regji të italianes së talentuar Laura Bispuri ishte një furi emocionesh. Mendim që unifikoi gjithë publikun filmdashës. Një histori shqiptare, që fliste shqip, ku përmes traditës kanunore, vajza që përbetohet të mbesë e virgjër tërë jetën e të kthehet në burrë, zbërthen fenomenet aktuale universale dhe bashkëkohore. Vështirësitë e gruas në një botë ende tejet maskiliste më shumë në Shqipëri, ku duhet të vazhdojë të ndrydhë ndjenjat, ndjesitë e të jetë e fort për të ecur përpara. Vizitorët e huaj kanë njohur pak Shqipëri me këtë film në këndvështrimin e një europianeje perëndimore. Subjekti i filmit është frymëzuar nga romani “HANA” i shkrimtares Elvira Dones.
Sot, po në Tiranë çelet Festivali Ndërkombëtar i Letërisë “Deti i Bardhë” në edicionin e tij të dytë. Festivali është i konceptuar në tre ditë 29-30-31 tetor. Dita e sotme është një maratonë leximesh nga talentet e reja dhe të dashuruarit pas letërsisë. Lexohet në shqip ose gjuhë të huaj prej 8:00 AM- 17:00 PM në shumë ‘cepa’ të Tiranës; Bar “Hemingëay”, “Friend’s Book House”, “Ejona” , “Zenit”, “Ëoodstock”.
Në dy ditët e tjera festivali do të mirëpresë shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë të rëndësishëm në lëmin e tyre. Moto e festivalit të këtij viti „Letërsi në Tranzit“ u jep mundësi autorëve të tregojnë rrugëtimin e tyre letrar, por edhe të reflektojnë për letërsinë dhe artin bashkëkohor në tranzicionet politike, shoqërore dhe kulturore.
Në Teatrin Kombëtar vazhdon të shfaqjet “Tartufi”. Feja i ofron Tartufit një maskë komode për të mbajtur sepse njeriu është krijuar nga Zoti, më një trup dhe një shpirt « të qënurit i devotshëm nuk më bën më pak njeri(…) fundja nuk jam engjëll » .Tartufi e trajton këtë dashuri si një provë e dërguar nga Zoti , ndërsa ai është si ata heronjtë tragjik i dyzyar midis pasionit dhe devotshmëris. A do të mundet « Maska e devotshmëris » e Tartufit të bëj për vete bukuroshen Elmire ?
Kurse në datat 7-8-9 Nëntor Teatri Kombëtar I Operas dhe Baletit sjellë të talentuarin Angelin Preljocaj në premierën “Noces & La Stravaganza”.
Ju që ankoheni, ka ardhur momenti të buzëqeshni e të bëheni pjesë e kësaj zhurme cilësore! Bëhuni gati dhe mjafton të zgjidhni se ku do të shkoni!!!!
29 tetor 2015
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours