Barcelona është një nga qytetet më të dashura në botë e , falë pozicionit të saj dhe klimës gjithashtu , është një qytet perfekt për t’u vizituar gjatë gjithë vitit. Megjithatë, kur dielli shkëlqen, temperaturat janë të këndshme dhe ditët janë të gjata, të vizitosh këtë qytet është akoma më bukur. Por vjeshta e bronxtë me të gjitha nuancat e të kuqes dhe jeshiles është një mrekulli më vete në Barcelonë!
Është e vërtetë, qielli bëhet pak gri, ditët shkurtohen dhe temperaturat ulen pak, por Barcelona ka shumë për të ofruar edhe në vjeshtë!
Të vizitosh qytetin në muajt e vjeshtës ka avantazhet e veta: cmimet e biletave të fluturimeve janë më të ulta, evitohet gumëzhitja e turistëve të shumtë nga anembanë botës që ndodh në pikun e sezonit dhe klima është e butë, perfekte për të shëtitur nëpër qytet.
Atlete komode për të ecur, xhinse, pulovër të lehtë e ndoshta një xhaketë lëkure e shall për ata që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit, dhe në këtë mënyrë, gati për të shijuar qytetin!
Barcelona përvec të tjerash është një qytet i kujdesshëm përsa i përket modës e katalanët janë gjithmonë në një hap me tendencat e fundit. Ajo që karakterizon Barcelonën mbi të gjitha, është të qënit të saj multikulturale që dhuron një stil të vecantë. Nga njëra anë katalanët, që duan thjeshtësinë e traditën dhe në anën tjetër të huajt që e kanë bërë kryeqytetin spanjoll si qytetin e tyre, që kanë influencuar modën duke përfshirë stile të reja. Për këtë në Barcelonë jetojnë në harmoni perfekte thjeshtësia e një stili ‘casual’ dhe kreativiteti i atij që kërkon më shumë.
Ja disa këshilla!
PARQET
Të kalosh një pasdite në një park është një aktivitet shumë i kënaqshëm përherë. Me miq, me familjen ose në cift, mund të organizohet një piknik, mund të bëhet një shëtitje e gjatë, të shijohet pamja ose akoma më thjesht të qetësohesh duke u shtrirë në bar.
Dhe në vjeshtë, ngjyrat e pemëve dhe të gjetheve, e bëjnë gjithcka akoma më joshëse!
Në Barcelonë është vetëm ndrojtja e zgjedhjes. Aty do të gjeni Parkun e Ciutadella, parku urban më i mirë dhe më i dashuri për qytetarët e Barcelonës, ku mund të vizitosh edhe parkun zoologjik, Muzeun e Zoologjisë, kopshtin gjithashtu. Nëse preferon, mund të bësh një xhiro me varkë në liqen që gjendet në brendësi të parkut.
Ky park përvec të tjerash është i njohur për shumësinë e artistëve që mund ti takosh si; këngëtarë, balerinë, akrobatë që debutojnë, etj..
Në Barcelonë gjendet gjithashtu parku i famshëm Parc Güell | në stacionin e metrosë Vallcarca ose Lesseps, parku i madh Gaudí. Ia vlen ta vizitosh për pamjen që të dhuron dhe arkitekturën moderrne dhe mozaikun e arkitektit të madh. Me siguri është parku që vizitohet më shumë prej turistëve, por duke qenë shumë i madh, nuk do jetë e vështirë të futesh në një cep për të shijuar natyrën me veten tënde.
Nëse të pëlqen ta shohësh qytetin nga lart, mund të shkosh në Parkun e Labirinto Horta, në stacionin e metrosë Mundet. Është një nga parqet më të qeta ku mund të bësh një shëtitje nëqoftëse do të shkosh me fëmijët, zbavitu brenda labirintit!
MUZETË
Ndodh që edhe në Barcelonë ndër ditët e vjeshëts, të ketë ndonjë ditë gri. Dhe kjo ditë është perfekte për të vizituar muzetë.
MUZEU PICASSO-Në Barcelonë mund të vizitosh Muzeun Picasso, ku në të do të gjesh më shumë se 4000 vepra të artistit të madh.
Është MACBA – Muzeu i Artit Bashkëkohor të Barcelonës që mbart shumë vepra bashkëkohore e të ndryshme njëkohsisht.
Është MNAC-Nëse preferon artin më tradicional, mos e humb një vizitë në MNAC – Muzeu Kombëtar i Artit të Catalognas: ky muze promovon artin katalan dhe jo vetëm atë. Aty mund të gjesh vepra arti që i përkasin periudhës romantike të shekullit të XX.
Lista vazhdon: Fondacioi Joan Miró, nëse adhuron veprat e këtij artisti të madh; Muzeu i Disseny nëse të intereson design, moda e reklama ose Muzeu i Kulturave të Món, ku do të gjesh art e kulturë nga e gjithë bota
Për ata që shijojnë shumë ushqimin, në Barcelonë mund të vizitojnë Muzeun e Cokollatës!
TREGJET
…e pse të mos u hedhim një sy tregjeve më të famshëm të Barcelonës? Në vend të parë Tregu i madh i Boqueria, që gjendet pikërisht në Rambla: një bashkësi ngjyrash të mrekullueshme, aromërash dhe shijesh të vendosura në vepra arti. Stendat janë si piktura dhe i gjithë ushqimi i vendosur në to, të josh për ta provuar! Fruta, perime, djath e gjithcka tjetyër. Ia vlen të shkosh!
Pak më i vogël, por po ashtu interesant, është Tregu i Santa Caterina që ndodhet në lagjjen e Born: edhe këtu mund të gjesh fruta dhe perime të stinës e shumë produkte tipike të zonës.
Ia vlen mbi të gjitha një kredhje në det nëqoftëse temperaturat janë të përshtatshme! Mund të bësh një shëtitje përgjatë bregut të detit të Barcelonës ose të vizitosh një nga shumë tregjet vintage që organizohen në qytet pikërisht në muajt e vjeshtës.
Barcelona është një qytet i pasur me vende dhe gjëra interesante, një qytet përherë në lëvizje me ngjarje dhe inisiativa, e pasur me art dhe kulturë, një qytet në modë ku mund të kalosh disa orë nëpër rrugët e qendrës, ku mund të shkosh të ngrohesh në ndonjë bar letrar me një cokollatë të nxehtë përpara në ditët pak më të ftohta të vjeshtës duke lexuar ndonjë libër.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours