Mmm,… qyteti i përjetshëm, metropoli me një pamje të pakohë, por edhe porta e hyrjes për mijëra vizitorë nga e gjithë bota sepse ka shumë bukurira për të ofruar. Roma është një qytet i mrekullueshëm dhe të gjithë duhet ta vizitojnë të paktën një herë në jetën e tyre, por të programosh një udhëtim në Romë duke shpenzuar pak nuk është gjithmonë e lehtë. Për këtë, kemi menduar të hulumtojmë nga eksperiencat e shumë turistëve dhe t’u japim disa këshilla të vlefshme për të organizuar pushimet tuaja në Romë me sa më pak para.
Roma shërben me dy aeroporte: me atë të Fiumicinos, që përdoret nga shumë kompani të linjës low-cost kombëtare dhe ndërkombëtare, e me atë të Ciampinos. Nga Ciampino, mënyrat më ekonomike për të shkuar në stacionin e trenit të Romë -Termini, që gjendet në qendër, janë dy: mund të marrësh një autobus të linjës Schiaffini deri në stacionin e metropolitanës “Anagnina” e më pas të vazhdosh në metropolitan deri në Termini, ose të zgjedhësh trenin deri në stacionin e Ciampinos e më pas të vazhdosh me autobus. Cmimi i të dy alternativave është afërsisht njësoj, 3 euro.
Nga Aeroporti i Fiumicinos (ose Leonardo da Vinci) në fakt, mënyra më ekonomike për të mbërritur në qytet është me tren vetëm për 2,90 euro.
Shumë prej turistëve që vizitojnë Romën as e cojnë nëpër mendje që të akomodohen jashtë qendrës historike në periferi; por synojnë përherë të zgjedhin një vend në qendër. Por ne këshillojmë periferinë, larg trafikut ku sigurisht do të shpenzoni shumë më pak se në qendër . Ja disa nga vendet më larg qendrës historike që kanë gjithë shërbimet e nevojshme bazike (dyqane, restorante, transport publik) pa nevojën që të shpenzoni shumë: Nomentano, San Giovanni, Ostiense, Monteverde, Flaminio, Trieste e Monte Sacro.
Këshillat më të mira vijnë nga vendasit! Romanët janë të famshëm për simpatinë e tyre dhe oratorinë e me siguri do t’ju drejtojnë kah vendeve më të mira ku mund të shijoni pastat tipike “cacio e pepe”, një fokacie të shkëlqyer ose edhe një gotë vere të cilësisë më të mirë të bërë vetë. Në përgjithësi, tavernat janë një zgjedhje më e mirë se restorantet sepse janë më ekonomike dhe me kuzhinë shtëpie; mund të merrni metronë, të ndaloni në një stacion të rsatësishëm jashtë qendrës dhe të futeni në një prej tyre.!
Janë disa periudha të vitit në të cilat Roma është plot për plot me turistë, e në këto periudha kujdes, sepse cmimet janë në stratosferë, por në këtë periudhë Roma është magjike dhe ju mund të shkoni atje me pak para duke u orgfanizuar me kujdes. Për Krishtlinndje për shembull, ose për Një Majin, ku në Romë festohet me një koncert shumë të madh. Jini të vëmendshëm edhe për takimet fetare që mund të bllokojnë transportin në muajt e festave.
Të vizitosh muzetë romanë, si përshembull ata të Vatikanit, është pa më të voglin dyshim një pjesë shumë e rëndësishme e eksperiencës së udhëtimit në Romë. Por kryeqyteti italian është kaq i mbushur me kryevepra , saqë nuk është nevoja të paguani biletë për të ndjerë magjinë e së kaluarës. Do ta kuptoni shumë shpjet, duke ecur nëpër rrugët e qendrës së Romës, mes pallateve, kishave antike, gërmadhave romake, shesheve të bukur e madhështorë e shkallët që të cojnë kudo. Cdo centimetër i këtij qyteti përmbledh një histori shekullore që duhet zbuluar.
Nuk duhet humbur, vizita në Ishullin Tiberina, lagjje e getove hebraike, ku rrugicat dhe sheshet e njohura fshehin një pafundësi lokalesh dhe tavernash.
Mund të bëni një shëtitje në mbrëmje përgjatë lumit Tevere.
Mund të ngjiteni në kodrën e Gianicolo, nga ku mund të adhurosh Romën, do ishte më mirë në drekë.
Mund të bëni një pik- nik në Parkun e Villa Borghese, i cili njihet si më i bukuri i gjithë qytetit.
Mund të kaloni nëpër rrugën e “Fori Imperiali”, në sheshin Venezia për në Kolose, për të parë sheshet monumentalë të ndërtuar nga perandorët.
Mund të uleni në Piazza di Spagna dhe të miklosh artistët e rrugës.
Nuk duhet të humbni Kopshtin e Portokalleve.
Mund t’i bëni shoqëri maceve në Varrezën Angleze, duke zbuluar edhe varrezat e shkrimtarëve të famshëm.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours