1 .”Laut”, New York
Ka qenë një ndër restorantet e parë malajzjan në New York që ka marrë yllin Michelin: Laut (që në gjuhën malajzeze do të thotë «det») ka për qëllim darkimin me më pak se 30 dollarë. Pjatat e forta? Noodles, roti (buka tipike), pjatat e peshkut pikante ose të ëmbla, oriz që shërbehet me mish dhe perime
2 .”The spotted pig “, New York
I specializuar vetëm për një fashë orare, por i hapur gjatë gjithë ditës, ky lokal i financuar nga Jay Z administrohet nga shef Mario Batali ofron piata kryesore absolutisht me çmime të përballueshme: nga një minimum prej 16 dollarësh në një maksimum prej 38 dollarësh.
3 .”Nectari”, Barcelonës
Tre pjata për 35 euro (në drekë), menu me prodhime stine më pak se 50 euro (në mbrëmje): në Nectari të Barcelonës (kuzhinë spanjolle e vëmendshme ndaj përbërësve të zonës si tartufi dhe kërpudha të egra) ylli Michelin shijohet me çmime të përballueshme.
4 .D’O, Cornaredo (Milano)
Menu degustimi 32 euro (darka) mbetet kali i betejës i restorantit D’O, restoranti i yllit Michelin i shefit Davide Oldani. «Kuzhina pop», demokratike dhe e aksesueshme, është sekreti i punës së tij. Çfarë përban menuja? Gorgonxola të butë, pasta me radhiqe dhe fistiqe, asparag, tripeta peshku, kroketë viçi, ananas i pjekur, akullore
5 .San Marco, Canelli (Asti)
«Menu e vogël» me 25 euro, menu tradicionale 45 euro dhe menu degustimi për 55 euro: për drekë dhe për darkë çmimet e resatorantit San Marco, në Astigiano, janë më ekonomikë .
6 .Feva, Castelfranco Veneto (Treviso)
Menu degustimi «Trup», tre piata dhje një ëmbëlsirë, 25 euro (drekë dhe darkë). Menu «Mend» për 40 euro e menu «Shpirt» për 60 euro : ky restorant italain që sapo është bërë pjesë e restoranteve me yllin Michelin kërkohet shumë.
7 .Oasis – Shije antike, Vallesaçarda (Avellino)
Menu «mëngjes pune» për 19 euro (e parë, e dytë dhe ëmbëlsirë e vogël, vetëm në drekë gajtë javës): Oasis – Shije antike, lokal i Vallesaçarda (Avellino), i cili ka marrë çmimin e yllit Michelin që prej një viti, ofon një menu darke vërtet ekonomike. Por edhe për darkë janë shumë të leverdisshëm: menuja «vetëm pjatat e para » 35 euro
8 .Vairo i Volturno, Vairano Patenora (Caserta)
Menu «Nga fshjati» për 30 euro, drekë dhe darkë (një aperitiv mirëseardhjeje, një antipastë ose supë, një pjatë e parë, një e dytë me shoqëruese, ëmbëlsirë e vogël) dhe menu «Degustimi të peshkut » për 50 euro (me aperitiv mirëseardhjeje, një antipastë, dy të para , një të dytë, ëmbëlsirë e vogël dhe kafe’): Ky restorant ka pikën më të fortë pjatat e thjeshta tradicionale me përbërës bio. Dhe kujdeset shumë për raportin cilësi/ çmim
9 .Gardenia, Caluso (Torino)
Rekordin për drekë ekonomike në një restorant me yllin Michelin e mban Gardenia, në Torino, I specializuar në jeshillëqe dhe perime: plot dy menu për vetëm 15 euro (Shijoje çastin në kopshtin me perime të Gargouillou, që përfshijnë një pjatë vegjetariane ose një sallatë të madhe, një ëmbëlsitrë dhe ujë). Duke parë faturat, nuk ka asnjë pjatë që kushton më shumë se 30 euro .
10 . Rémanence, Lione
Vendi është një ish mencë jezuite e 500-ës. Kuzhina është spontane dhe e freskët, me një faturë që ndryshon çdo muaj. Rémanence, ylli Michelin i Lione, propozon për drekë një menu «Kënaqësia e ditës» për 29 euro (antipastë, e dytë, ëmbëlsirë), ndërsa në mbrëmje mund të degustohet «Kënaqësia e momentit» për 41 euro. Ka edhe menu për 20 euro, një menu për fëmijë.
11 .Septime, Parigi
Menu dreke 30 euro e menu mbrëmjeje, me shtatë pjata, për 65 euro: një yll Michelin në Paris ka të bëjë me shifra të përballueshme. I drejtuar nga një kuzhunier i ri, Bertrand Grébaut, ky gastro-bistrot ka marrë yllin Michelin në 2014 duke u kthyer në një destinacion gastronomik shumë i kërkuar në kryeqytet.
12 .Onyx, Budapest
Tre pjata në drekë për të shijuar më të mirën e kuzhinës hungareze: tek Onyx, ylli Michelin i Budapstit, do t’ia dilni me 27 euro.
13 . Duar dhe lule, Marlow
Yjet Michelin, këtu, janë 2, por për drekë hahen dy pjata me15 stërlina, tre me 19,50 stërlina. Të dielën në drekë një pjatë kryesore kushton maksimumi 35 stërlina e, faturë në dorë, në darkë shpenzohen maksimumi 38,50 steërlina për një pjatë kryesore. Ky lokal një një qytezë në perëndim të Londrës kujdeset për raportin cilësi /çmim
14 .Nakajima, Tokio
Një menu darke për 8 dollarë: në kryeqytetin e këndshëm japonez, ja një vend special, në të cilin mund të provohet kuzhina rajonale e Kansai duke e shoqëruar me supë, oriz dhe perime me çmime shumë të përballueshme.
15 .Tim Ho Wan, Hong Kong
Çmimet e këtij ylli Michelin janë praktikisht qesharakë: dim sumet për të cilat ka merituar yllin Michelin kushtojnë nga 1 dollarë në 3 dollarë pjata. Nuk është rastësi që në këtë restorant nuk pranohen prenotime dhe radhët e njerëzve mund të zgjasin me orë të tëra.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours