Është çelur dje në mjediset e Expocity në Tiranë Panairi i parë i ushqimit dhe i pijes në Shqipëri.
Por, në MEDITERRAN – FOOD & DRINK, marrin pjesë kompani nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, Maqedonia që prodhojnë, exportojnë, importojnë produkte ushqimore e pije.
Sipas organizatorëve të Festivalit të parë të këtij lloji “MEDITERRAN – FOOD & DRINK”, i cili do të zgjasë deri në datën 15 nëntor, kjo ngjarje në fushën e turizmit, ka për qëllim të promovojë traditën, përsosmërinë dhe inovacionin në industrinë ushqimore Mesdhetare. Festivali i Ushqimit dhe Pijeve “MEDITERRAN” është një përzierje unike e ushqimit dhe pijeve nga prodhues të specializuar.
Në ditën e parë të hapjes së këtij festivali, vizitorët përpos morën pjesë në aktivitete të ndryshme të zhvilluara në të, patën mundësi të degustonin produktet shqiptare që nga : turshitë, glikotë, peshkun, mishin, brumrat, ëmbëlsirat, bulmetrat si dhe pijet alkhoolike si; verën, rakinë, konjakun, etj.
Ndër produktet më intersasnte që vihej re në këtë festival, pasi bëje shëtitje në të gjitha stendat e prmovimit të traditës shqiptare të të gjitha trojeve (Shqipër, Kosovë, Maqedoni) të tërhiqte shijen dhe vëmendjen djathi me boronicë, djathi me spec djegës dhe glikoja e boronicës me raki.
Përfaqësuesit e bizneseve nëpër stenda me shumë mirësjellje të ftonin të provoje produktet e tyre. “Ejani provoni! Çfarë dëshironi? Prova është pa lekë”- përpiqeshin të krijonin humor në një ditë feste për ta.
Në fakt, produktet ishin shumë të shijshme dhe gatimet për këtë rast me shumë fantazi dhe mbi të gjitha prodhime bio që nga jugu në veri.
Edhe pse, në dukje, risitë e teknologjisë së prodhimit Agro-Ushqimor, mendohet se i humbasin vlerën prodhimit tradicional duke na ofruar produkte tërësisht të reja me risi në paketim dhe qëndrueshmëri të produkteve, por në në ditët e sotme ne kërkojmë prodhime natyrale, Bio të prodhuara në mënyre artizanale.
Po kush e viziton këtë panair?
Shërbimet e ushqimit dhe mikpritjes; hotele, kafeteri, shtëpi pritjeje, hotele dhe restorante për pushime, parqe, pub.
Shitës me pakicë; dyqanet e fermave dhe grosistët, supermarkete dhe dyqanet e pavarura.
Sektori publik; nga institucione të tilla si shkolla, kolegje, spitale dhe administrata.
Vizitor të thjeshtë e dashamirës të ushqimit dhe pijes.
Gjatë aktiviteteve të djeshme, dietologia Enkeleida Ferrollari, foli për të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme, përftimet nga dietat ushqimore etj.
Ndër aktivitete që priten; Shoqata e Restorantëve Turistike do të shfaqë një dokumentar mbi turizmin Shqiptar. Gjithashtu në ditën e fundit do të zhvillohet konferenca me titull “Prodhimet shqiptare, vlerat ushqimore”, referime mbi zhvillimin e bujqësise dhe blektorisë, investimet në Agrikulturë, importi dhe eksporti i produkteve ushqimore. Prof. Ilir Lloha, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ndërsa për ata që nuk i rezitojnë dot ëmbëlsirave, Chef Iliri i Brigareiro Gourmet Albania, do të bëjë për ju ëmbëlsirat më të mira në botë.
Panairi i ushqimit dhe pijes zhvillohet në muajin e tretë të stinës së vjeshtës kur janë vjelë produktet e të gjitha zonave dhe i ofrohen konsumatorit.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours