Atentatet e ndodhura në Paris ditën e djeshme, bilanci i të cilëve numëron deri tani 128 vetë, 200 të plagosur mes të cilëve 80 në gjendje të rëndë ka solidarizuar gjithë botën.
Hamas ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Paris duke deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur është e dënueshme si nga ligjet njerëzore, ashtu dhe nga ato të Zotit. Hamas ka shtuar se solidarizohet me Parizienët sepse e kupton ç’po u ngjan atyre, pasi çdo ditë palestinezët përjetojnë luftën dhe pushtimin izraelit.
Ndërsa Papa Francesco e ka cilësuar ngjarjen tragjike si jo njerëzore. Ai është pranë Francës dhe thotë që e do shumë.
Edhe Lidhja Arabe ka dënuar aktet terroriste të ndodhura mbrëmë në kryeqytetin francez duke shprehur solidaritet të plotë me Francën e duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të gjejë vrasësit e njerëzve të pafajshëm.
Në të njëjëtën kohë, ka qenë ISIS që ka pranuar autorësinë e atentateve duke deklaruar se Franca dhe ndjekësit e saj do të jenë në krye të listës së objektivave të shtetit islamik.
Edhe Anglia e frikësuar ka marrë masa për të mbrojtur njerëzit duke i evakuuar ata nga aeroporti Gatwick.
Me sulmet në Francë është solidarizuar gjithë bota sidomos në rrjetet sociale. Facebook ka instaluar një mekanizëm për të qetësuar të afërmit dhe miqtë e personave që gjenden në Paris duke treguar se janë mirë.
Ndërsa prokuroria franceze po heton për të rënë në gjurmët e atentatorëve që deri tani mendohet të jenë; një sirian, një francez dhe një francez tek të 25-at.
Edhe Explorertours bashkohet me Francën në këtë situatë të pafavorshme për të.
© Copyright 2018 | Explorer Travel Tours